Horoskopi 2016 /   Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Ornela

 

Kokëfortësia, sensi praktik dhe maturia ekstreme janë armë në avantazhin tuaj që do t’i shijoni në maksimum gjatë 2016-ës. Ndikimi i Uranit në shenjën e Peshqve do të ndjehet duke ju ndihmuar në punë dhe marrëdhëniet personale. Edhe pse Bricjapi është një shenjë e dominuar nga racionaliteti dhe që ndonjëherë shfaq vështirësi për të thelluar raportin me personat që e rrethojnë, disa karakteristika si ëmbëlsia dhe aftësia për t’u integruar me të tjerët, do ju ndihmojnë të sheshoni rrugën për promovimet të mundshme në punë.

 

Periudhat më të mira dhe të këqija të vitit

Dashuria do të gjejë realizim në pesë muajt e parë të vitit, ndërkohë që prej qershorit do të jetë Afërdita në pozicion negativ do të kundërshtojë lindjen e marrëdhënieve të reja. Ndërsa Jupiteri ka një efekt mbrojtës që do të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe do të bëjë që të përfitoni maksimumin në çdo situatë.

Dashuria për beqarët

Periudha më e mirë për të filluar një marrëdhënie do të jetë nga 29 janari deri në 28 shkurt, ku beqarët do të gjejnë kënaqësinë për frekuentime të reja. Maji dhe qershori do të jenë muajt më ë vështirë ndërsa erosi do të kthehet në muajt e verës. Pasioni do ju pushtojë prej muajit korrik dhe falë veprimit indirekt të Afërditës, Bricjapi do të fitojë më shumë siguri dhe dëshirë për t’u argëtuar. Takimet romantike, pasioni dhe sporti do të jetën interesat tuaja kryesore.

Dashuria për çiftet

Afërdita do të favorizojë raportet e qëndrueshme dhe të gjata. Cciftet e reja do të kenë ndonjë diskutim për faj të Marsit armiqësor prej 15 korrikut deri më 9 gusht, por karakteri analitik juaji do të bëjë që t’i shkoni gjërave deri në fund pa nxjerrë konkluzione të nxituara. Prandaj, evitoni akuzat e shpejta, më mirë prisni derisa ujërat të qetësohen dhe vetëm më pas përballuni së bashku me problemin.

Kombinimi i shenjave

Peshqit janë shenja më e afërt falë karakterit romantik dhe ëndërrimtar që bie në kontrast me racionalitetin ekstrem të Bricjapit. Përkundrazi Demi dhe Luani kanë tendencën të nxisin diskutime si në drejtimin profesional dhe atë familjar.

Parashikimet për studentët

Në 2016-ën Bricjapi nuk do të presë ndihmë nga askush për të vazhduar në rrugëtimin e tij. Impenjimi do të marrë shpërblimin e merituar në fund të vitit. Është e rëndësishme të mos humbisni përqendrimin në fund të shtatorit për shkak të efektit helmues të Marsit. Prej tetorit efekti i Marsit do të zhduket duke ju dhënë qetësinë e duhur për t’u fokusuar në lëndët që duhet të testoheni.

Parashikimet për punëtorët

Do të keni një farë stabiliteti. Pas vitesh sakrificë do të keni dëshirë për soliditet. Mendoni se është koha e duhur për të korrur në punë atë që prej kohësh keni mbjellë. Për të arritur këtë objektiv do të jetë e nevojshme të bëni një sërë ndryshimesh si në stafin e punës ashtu dhe në mënyrën e të vepruarit. Prej 28 prillit deri në 11 maj, Mërkuri që ndodhet në shenjën e Demit do ju lejojë të keni shumë ide inovative dhe sipërmarrëse që do të gjejnë realizimin në verë.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Duhet grintë dhe dëshira e mirë dhe në gjysmën e dytë të vitit do të ketë ndryshime të dukshme. Propozime të reja pune mund të vijnë në shtator që do të kërkojnë zgjedhje radikale si për shembull një transferim i mundshëm jashtë apo fillimi i një jetë të re.

Paratë

Shpërblime ekonomike do të merrni në 15 ditët e para të shkurtit. Edhe pse nuk do të jenë shuma të mëdha, avancimet në karrierë do të shtojnë pavarësinë ekonomike dhe qetësinë tuaj.

Fati

Në 6 muajt e parë ngjarjet e këndshme do t’ju motivojnë të insistoni në objektivat tuaja. Në këtë periudhë do të ndjeheni të qetë për të përballuar më mirë kritikat, falë fitimeve të vogla dhe të ardhurave të papritura.

Udhëtimet

Bricjapi është një shenjë kureshtare dhe parashikohet që në 2016-ën t’i dedikoheni më në fund pasionit, udhëtimeve të shkurtra pas vështirësive të viteve të fundit. Me familjen, partnerin apo me miqtë, vera do të jetë momenti ideal për të relaks total.

Shëndeti

Në muajt e ftohtë të 2016-ës mund të vuani nga ndonjë ftohje, dhimbje koke, dhe kyçesh që do ju mbajnë disa ditë në krevat. Parandalimi është instrumenti i shkëlqyer për të mbajtur larg sëmundjet më serioze.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *