HOROSKOPI 2016 / Luani (23 korrik -22 gusht)

redaktor

Luani ka qenë protagonisti i 2015-ës, por fatkeqësisht këtë vit të ri gjërat do të shkojnë ndryshe. Do të jetë një vit i paqëndrueshëm. Për ata që kanë pasur sukses në muajt e shkuar po vijnë situata të vështira dhe problematika që duhen zgjidhur në nivelin profesional. Por duhet thënë që do t’ia dilni duke u bërë më të fortë dhe të ekuilibruar. Ndikime pozitive do të vijnë nga Plutoni që është në shenjën e Shigjetarit. Që nga 26 shtatori Jupiteri do të hyjë në shenjën e Peshores dhe do të ketë një kontribut pozitiv në fushën ekonomike dhe profesionale.

Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit

2016-ta do të jetë një vit impenjativ sepse do të hasni vështirësi në fushën profesionale dhe shoqërore. Nga janari në nivelin afektiv do të ketë momente të vështira për shkak të dëshirës në rritje për shmangie. Luani do të ndjehet në kafaz dhe do të kërkojë në çdo mënyrë interesa të reja që i lejojnë të marrë ajër. Prej qershorit do të hasni problematika profesionale me të papritura që do të shtojnë paqëndrueshmërinë dhe inatin. Por për fat të mirë në vjeshtë shenja e Luanit do të marrë frymë lirisht me zbutjen e armiqësive dhe do të kaloni një periudhë relativisht të qetë.

Dashuria për beqarët

Mundësitë për takime nuk do të mungojnë mes janarit dhe shkurtit, por zor se do të transformohen në diçka më serioze. Edhe për shkak të një ndjenje të fortë nervozizmi nuk do të arrimi të thelloni raportin. Më mirë qëndrojuni besnik bindjeve tuaja, duke mos investuar shumë tek ndjenjat gjatë muajve të parë të vitit.

Dashuria për çiftet

Edhe për ata që kanë një familje apo bashkëjetojnë, nuk do të jetë gjithçka fushë me lule. Do të ketë diskutime dhe keqkuptime dhe Luani do ta ketë të vështirë të gjejë ekuilibrin dhe dozën e duhur të intimitetit. Arma fituese për të dalë nga kjo situatë do të jetë durimi dhe dialogu. Do të keni nevojë për kohë për të pranuar kritikat e partnerit, por në këtë mënyrë do të evitohen pasojat edhe në fusha të tjera.

Kombinimi i shenjave

Duke qenë një shenjë e dominuar nga Dielli dhe elementi kryesor është zjarri, të lindurit në shenjën e Luanit karakterizohen nga një ego e madhe. Do të kenë nevojë të ndjehen “gjahtar” të gjahut të tyre. Ja përse mirëkuptim do të gjeni me shenjën e Demit. Ndërsa Ujori, Shigjetari dhe Binjakët, për shkak të një karakteri më armiqësor do të kenë tendencë të shtojnë përplasjet dhe dialogu do të jetë më i vështirë.

Parashikimet për studentët

Do të kërkohet përqendrim maksimal për të evituar humbjet e kohës dhe për të vazhduar rrugën tuaj që mund të pësojë ngadalësime në verë. Drejt fundit të vitit, studentët e shenjës së Luanit do të rigjejnë qetësinë që duhet për t’ia dedikuar të gjitha energjitë studimeve.

Parashikimet për punëtorët

Luani në punë natyrshëm merr rolin komandues dhe këtë e bën shkëlqyeshëm, përveç kësaj është një organizator i shkëlqyer. Parashikimet tregojnë se ndërkohë që pjesa e parë e vitit do të jetë e qëndrueshme, në prill do të fillojnë një sërë diskutimesh në punë, me vartës dhe bashkëpunëtorë të cilët nuk do të punojnë siç u kërkohet dhe do të lindin probleme shoqërore. Më mirë strehojuni tek familja në këtë periudhë, ku do të gjeni harmoninë. Ndihma e personave të afërt do të vlerësohet për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Vera përkundrazi do të jetë e pasur me impenjime për të rikuperuar vonesat e akumuluara.

Parashikimet për ata që kërkojnë një punë

Është një vit mjaft kompleks për ata që kërkojnë punë. Më mirë fokusohuni në rritjen tuaj profesionale duke preferuar kurse përditësimi në vend që të ndiqni intervista pune që nuk do ë japin rezultatet e shpresuara. Momenti nuk është ende ai i duhuri, vlera juaj do të njihet në vjeshtë kur situata astrale të bëhet më e qëndrueshme.

Paratë

Falë punës në vitet e mëparshme, situata ekonomike do të jetë e qëndrueshme, por nuk do të ketë përmirësime të mëdha. fitime të vogla mund të vijnë nga investimet financiare edhe pse duhet kujdes duke qenë se nuk ka mundësi rritjeje deri në nëntor 2016.

Fati

Fati, pavarësisht vështirësive, është në anën e Luanit duke i lejuar të kalojë në mënyrë brilante problemet që do të hasë. Në fakt problemet nuk do të ndikojnë shumë tek financat. Mund të jetë një vit i mirë për të ftuar në lojë, sidomos në muajt e parë të vitit.

Udhëtimet

Puna është ajo që do t’ju rrëmbejë më shumë kohë. Do të jeni të detyruar të udhëtoni vazhdimisht për të zgjidhur situata të ndryshme. Përkundrazi udhëtimet për kënaqësi shtohen në pjesën e fundit të vitit ku do të jetë i mundur të shkoni në një destinacion të ëndërruar prej shumë kohësh.

Shëndeti

Përveç ndonjë gripi të vogël në muajt e dimrit, ju të Luanit do të gëzoni shëndet të plotë. Do ju pëlqejë të bëni ecje të gjata për të qëndruara në formë, por jo aq sa t’i merrni kohë çështjeve dhe punëve tuaja. Të jesh në formë për ju është shumë e rëndësishme, por të ruani pozicionin profesional është akoma më shumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *