Horoskopi 2016/ Peshorja (23 shtator – 23 tetor)

Ornela

Peshorja është një shenjë e lidhur me elegancën dhe shijen artistike. Dominohet nga planeti i Afërditës dhe kërkon ekuilibrin në çdo situatë. Në nivelin astral viti i Peshores do të kërkojë ndryshimin. 2016-ta mund të ndahet në dy pjesë: Nga Janari deri në Shtator do të ketë variacione të forta në jetë nën ndikimin pozitiv të Plutonit dhe Neptunit që do ju dhurojnë kreativitet dhe frymë iniciative. Ndërsa Urani do të jetë përgjegjës për lajmet në fushën profesionale; Gjysma e dytë e vitit fillon me hyrjen e Jupiterit në shenjë që do të ndodhë më 26 shtator dhe do të sjellë një të ardhme të ndritur. Një përmirësim të lehtë do të ketë në vjeshtë dhe muajt e fundit të vitit do të jenë të mbushur me suksese në punë dhe stabilitet afektiv.

Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit

Prej muajit Janar deri në qershor shenja e Peshores do të ketë nevojë të punojë shumë me veten, duke pranuar sfidat dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me sferën profesionale. Frytet e punës së vështirë do të mblidhen në tetor kur do të gjeni një zgjidhje definitive për shumë probleme praktike.

Dashuria për beqarët

Të lindurit në shenjën e Peshores vlerësojnë elegancën dhe sigurinë. Kërkojnë soliditet dhe sukses dhe dinë të jenë joshës, duke mbajtur gjithnjë kontrollin e situatës. Beqarët duhet të presin nëntorin për të pasur ndonjë takim interesant. Dhe që të mos mbetet thjesht një flirt përjashtoni periudhën nga 5 deri në 28 janar. Me ardhjen e vjeshtës do të vijnë edhe situata të reja intriguese për një lidhje më të qëndrueshme.

Dashuria në çift

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit do të rrezikoni të lini pas dore partnerin, apo familjen për shkak të ndryshimeve të forta dhe kjo mund të krijojë diskutime dhe tensione. Kjo nuk i pëlqen Peshores që kërkon stabilitetin. Në Mars mund të hasni ndonjë të papritur të pakëndshme që do t’i bëjë gjërat më të vështira por do të keni gjithmonë mbështetjen e të afërmve. Me ardhjen e verës momentet e errëta do të largohen duke sjellë më shumë forcë dhe vetëdije dhe duke i bërë më të forta raporte e paqëndrueshme dhe të përkohshme. Ndërkohë që çiftet e konsoliduara do të shijojnë harmoninë.

Kombinimi i shenjave

Mirëkuptim i thellë dhe bashkëpunim si në nivelin sentimental dhe atë profesional. Do të ketë një marrëdhënie të mirë mes Peshores dhe Bricjapit falë përqasjes së tyre intelektuale reciproke. Ndërkohë të kundërshtuara do të jenë raportet me shenjën e  Akrepit. Raport shumë i fortë, dashuri dhe urrejtje, do të jetë ajo me shenjën e Ujorit. Tensione parashikohen edhe me Binjakët dhe Dashin.

Parashikimet për studentët

Muajt e parë do të jenë më të vështirë dhe me të papritura të ndryshme që do të ngadalësojnë rrugën e studimeve, por pavarësisht kësaj gjithçka do të rikuperohet menjëherë pas verës, kur falë transitit të Jupiterit do të ketë një zhvillim pozitiv. Qëndrueshmëria dhe ekuilibri do të garantojnë një rimëkëmbje të shkëlqyer.

Parashikimet për punëtorët

Pozicioni i Saturnit në shenjën e Peshores do të shtojë prakticitetin në punë. Do të jenë muaj të vështirë dhe frenetikë edhe për shkak të bashkëpunimeve të reja që mund të lidin me persona të sapo njohur. Në pjesën e fundit të vitit cilësitë e shfaqura më parë do të vihen re dhe do të vijnë vlerësimet e para. Do të jenë të mundura rritje në detyrë. Yjet do të favorizojnë më shumë profesionistët e lirë.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Duhet të punoni shumë me njohjet tuaja duke u përpjekur të realizoni takime të rëndësishme që mund të konkretizohen në mundësi të mira. Pozitiviteti dhe ndershmëria, tipare tipike të shenjës do të godasin fort. Kokëfortësia e shfaqur do të shpërblehet nga fundi i tetorit deri më 11 nëntor falë kalimit të Mërkurit dhe ndikimit pozitiv të Jupiterit dhe Plutonit.

Paratë

Në çështjet ekonomike duhet të keni kujdes të veçantë. Mundësitë profesionale që parashikohen do të kërkojnë investime dhe kursime e kohëve të fundit do të shpenzohen. Në fund të vitit do të ketë një stabilizim të situatës personale dhe familjare.

Fati

Pas një momenti të vështirë që mund të shfaqet në Mars rruga do të jetë e tatëpjetë për të lindurit në këtë shenjë. Investime të mira mund të quhen ato të bëra në prona, ndërsa duhet kujdes për investimet në bursë. Do të jeni me fat edhe në lotari nëse luani në muajt maj dhe qershor.

Udhëtimet

Nevoja për të takuar njerëz të rinj dhe për të krijuar bashkëpunime profesionale do t’ju detyrojnë të lëvizni shumë, edhe jashtë shtetit, sidomos në muajt shtator dhe tetor.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm përveç ndonjë viroze stinore që do të prekin nga pak të gjitha shenjat e horoskopit. Dedikojuni edhe aktivitet fizik për të evituar problemet edhe në të ardhmen. Kini parasysh se një ushqyerje e mirë gjithashtu është e nevojshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *