Shenjë e racionalitetit dhe intelektit dhe pikërisht këto do të jenë karakteristikat ku do të fokusoheni gjatë 2016-ës. Në nivel astral planeti i Jupiterit do të qëndrojë në shenjë deri më 25 shtator duke sjellë fat dhe optimizëm. Edhe Saturni në shenjën e Gaforres ka një efekt pozitiv duke kushtëzuar në mënyrë konstruktive zgjedhje të rëndësishme që do të kenë efekte në periudha afatgjata në jetën tuaj.
Periudhat më të mirë dhe të këqija të vitit
Në Mars do të fillojë një periudhë stabiliteti për Virgjëreshën që do të ketë mundësinë të përmirësojë jetën sentimentale. Ndërkohë që vera do të jetë turbulente sepse do të rrethohet nga ndjenja negative, si pakënaqësia dhe zhgënjimi, situata do të ndryshojë në vjeshtë, ku do të gjendet qetësia në familje dhe në punë.
Dashuria për beqarët
Ky mund të jetë viti i mirë për ata që kërkojnë shpirtin binjak për të ndërtuar një raport të vërtetë. Falë transitit të Marsit në shenjën e Demit në shkurt shenja e Virgjëreshës do të jetë joshëse dhe pasionante. Nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një partner, por duhet të kujdeset të zgjedhë atë që realisht i përshtatet nevojave të vet. Në gusht do të jetë periudha e parë e keqkuptimeve që do të përfaqësojë një farë prove për të përcaktuar forcën e lidhjes.
Dashuria për çiftet
Kush ka një partner do të gjejë në familje një strehim të sigurt. Problemet që do të keni në mars dhe prill për shkak të veprimit armiqësor të Marsit mund të vijnë nga një xhelozi në rritje, por të pamotivuar. Prandaj ju duhet të kërkoni brenda jush bonsensin, tipike e shenjës për të kaluar këtë fazë. Mos u rrëmbeni nga historitë klandestine, por prisni transitin e Afërditës në shenjën e Gaforres më 8 gusht kur të kthehet harmonia në çift.
Kombinimi i shenjave
Altruistë dhe të ndërgjegjshëm, analitikë dhe kritikë, gjithnjë gati të hapni diskutime. Të lindurit e shenjë së Virgjëreshës duan inteligjencën dhe raportet intelektualisht stimuluese. Bricjapi dhe Demi duke qenë shenja toke arrijnë të ndërtojnë me ju një raport të mirë ndërkohë nuk do të shkoni mirë me Binjakët dhe Ujorin që janë shumë impulsiv. Shenja të tjera afër mund të jenë Peshorja me ekuilibrin e saj, apo Gaforrja falë fantazisë dhe gazit.
Parashikimet për studentët
Do të jetë një vit i qëndrueshëm që do t’u japë kënaqësi atyre që impenjohen për të ecur përpara. Shenja e Virgjëreshës do të jetë plot me energji dhe e përqendruar të vazhdojë objektivat në studime.
Parashikime për punëtorët
Puna do të sjellë avantazhe të mëdha. Marsi dhe Afërdita mes shkurtit dhe marsit do të hyjnë në shenjën e Demit dhe falë ndikimit të Mërkurit në shenjën e Bricjapit situata profesionale në muajt e parë të vitit do të jetë e mirë. Kënaqësi të mëdha dhe propozime të reja do të vijën, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm prej muajit prill kur Marsi dhe Afërdita do të spostohen dhe do të bëhen armiqësorë.
Parashikimet për ata që kërkojnë një punë
Mundësi për të gjetur punë do të keni me ardhjen e pranverës kur do të dëshironi më shumë de kurrë për të bërë gjërat konkrete dhe të jeni racionalë. Duke evituar vendime të nxituara në muajin mars, do të keni mundësi të krijoni kontakte të reja dhe takime me persona që mund të garantojnë një përmirësim të realitetit profesional.
Paratë
Do të jetë një vit me fat për shenjën e Virgjëreshës. Realizimi personal dhe shtimi i punës do të japin një përmirësim të ndjeshëm të situatës ekonomike. Kjo nuk do t’ju mbrojë nga blerjet e gabuara të muajit gusht. Menaxhoni me kujdes pasurinë tuaj që të mund të jetoni mirë gjithë vitin.
Fati
Pjesa e parë e vitit do të jetë e favorshme me shumë mundësi fitimi ndërkohë që një periudhë të nderë do të hasni në pjesën qendrore të vitit deri në fund të tij. Fati do të jetë me ju kryesisht mes janarit dhe shkurtit.
Udhëtimet
Interesi për të zbuluar botën do të çojë të lindurit e kësaj shenjë të jenë sipërmarrës dhe të investojnë në udhëtimet që kanë dashur gjithmonë të bëjnë. Periudha më e mirë për të lëvizur do të jetë vjeshta.
Shëndeti
Në planin shëndetësor nuk do të keni problemet në veçanti. Ndoshta ndonjë ftohje gjatë dimrit por që nuk do të jetë serioze. Kujtoni t’i nënshtroheni kontrolleve të rregullta tek mjeku për t’u siguruar për gjendjen tuaj të mirë shëndetësore.
