Dashi
Afërdita, Marsi dhe Jupiteri në shenjë mund t’ju sjellin sodisfaksione të shumta në punë, ku çdo gjë duket të shkojë mrekullisht. Në dashuri bëni mirë të evitoni grindjet me partnerin.
Demi
Me ndikimin e Diellit dhe Mërkurit në shenjë, do t’ju këshillohej të shfrytëzoni të gjitha mundësitë në realizimin e projekteve tuaja. Në dashuri dukeni pak të tensionuar.
Binjakët
Afërdita dhe Marsi në harmoni ju kthejnë entuziasmin që deri tani ju mungonte. Të lindurit në maj do të ndihen të lehtësuar në punë falë miqve që dinë gjithmonë si t’ju ndihmojnë.
Gaforrja
Nëse Dielli, Mërkuri dhe Urani ju jep mundësinë të realizoni ëndrrat tuaja, Afërdita dhe Marsi sjellin probleme të vogëla ekonomike dhe konfuzion në sferën afektive. Bëni kujdes me shëndetin.
Luani
Disa gjëra duket sikur nuk shkojnë për së mbari (në punë sidomos), por në të vërtetë planet tuaja procedojnë në mënyrën e duhur duke konsideruar Jupiterin dhe Saturnin në formë.
Virgjëresha
Falë Mërkurit në shenjë do të dini të programoni më së miri impenjimet tuaja. Më në fund erdhi momenti t’i kushtoni më tepër kohë miqve dhe çështjeve tuaja të zemrës.
Peshorja
Janë përsëri një numër planetesh që “janë vënë në garë”në shenjën tuaj, duke ju sjellë edhe juve stimujt që ju mungonin për të përshepjtuar në punë. Interesante fusha sentimentale.
Akrepi
Sot mund të jetë një nga ato ditët “jo” që askush nuk dëshiron t’i kujtojë, prandaj mos çuditnin nëse gjërat nuk ecin si dëshironi. Sidoqoftë, keni Hënën “balsamin” më të mirë.
Shigjetari
Me gjithë tekat e një Marsi agresiv në shenjë, është ylli juaj, Merkuri ai që rivendos ekuilibret e nevojshme.Nga ana tjetër, Hëna dhe Afërdita “sponsorizojnë” jetën tuaj sentimentale.
Bricjapi
Deri tani e keni pasur vërtet të vështirë dhe iu është dashur të djersitni shumë për të arritur objektivat, por sot do ta keni më të lehtë, pasi me Merkurin keni një aleat më shumë.
Ujori
Klima yjore bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, e kjo do të bëjë që më në fund të shkrijnë akujt në raportet me një njeri shumë të rëndësishëm për ju. Duhet t’i kushtoni vëmendje shumë shëndetit.
Peshqit
Ndikimi negativ kësaj radhe i Marsit dhe i Saturnit në shenjë do të reflektohet shumë gjatë ditës së sotme, në të cilën do të jeni të plogët dhe me pak dëshirë për të punuar. Të turbullut edhe në ide.