Dashi
Do të jetë sërish një ditë shumë intensive në shumë drejtime, ndërkohë që durimi juaj sot do të jetë në kufij, prandaj ju këshillohet të tregoni sa më shumë maturi. Një mik mund t’ju ndihmojë.
Demi
Aftësia juaj për të kontrolluar situatat e vështira dhe qetësia karakteristike në momente vendimtare janë armët tuaja më të mira. Pritet një ditë interesante në planin sentimental.
Binjakët
Edhe pse jeni në një kuadër yjor disi të trubullt, është ylli juaj, Mërkuri, ai që do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të realizuar ato që keni programuar. Pak më shumë besim te të tjerët.
Gaforrja
Me përqendrim maskimal e natyrisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë si Afërdita nuk është çudi që sot të arrini rezultate befasuese. Problemi juaj janë raportet me të tjerët, përfshi edhe ato me partnerin
Luani
Do të jeni shumë të kërkuar sot, por edhe shumë të ndjeshëm aq sa mund të rrezikoni të prishni edhe një raport me dikë. Sa vështirë të ruani përqendrimi me një Hënë aspak pozitive!.
Virgjëresha
Mund të ndodheni para një situate aspak të këndshme, për më tepër do t’ju duhet të përballeni me një njeri të cilin e keni të afërt. Një zgjidhje intersante pritet në planin sentimental.
Peshorja
Parashikohet një ditë shumë impenjative në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni mundësi për t’u marrë edhe me probelemet tuaja personale. Afërdita sjell sinjale dashurie.
Akrepi
Edhe pse parashikohet një ditë përgjithësisht e qetë në planin profesional, është Afërdita ajo që duket se do t’jua ‘trazojë” botën shpirëtrore. Vallë po lind një dashuri e re?
Shigjetari
Ndoshta kuadri yjor i shenjës suaj nuk është aq pozitiv, por në përgjithësi duket se gjithçka do të ecë në rrjedhën normale e kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Mirë erosi.
Bricjapi
Megjithë ndonjë moment turbullimi (ndoshta në pjesën e parë të ditës), në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë. Zhvillimet interesante duket se do të jenë gjatë mbrëmjes.
Ujori
Një mosrealizim nuk do të thotë dështim, por thjesht një tentativë e shkuar huq, prandaj mos hiqni dorë nga një iniciativë e filluar si aventurë, sepse suksesi mund të jetë pas derës.
Peshqit
Kalimi i Afërditës dhe Marsit pritet të jetë shumë pozitiv, sepse Ylli i dashurisë ju stimolon erosin, ndërsa “planeti i zjarrtë” ju jep energjitë e nevojshme. Kujdes me shpenzimet.