Dashi
Kuadri yjor vazhdon të mbetet mjaft i favorshëm edhe gjatë ditës së sotme, prandaj duhet të përfitoni për të arritur të gjitha objektivat. Erosi duket disi në rënie, por është e përkohshme.
Demi
Sot Marsit në shenjë do t’i bashkohet edhe Afërdita, duke përbërë një dyshe shumë pozitive për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Kujdes, nuk duhet të hidhni hapa të gabuar.
Gaforrja
Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.
Luani
Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.
Virgjëresha
Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.
Peshorja
Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.
Akrepi
Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do d’ju bëjë të pathyeshëm.
Shigjetari
Hëna në shenjë duket se ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Ok dashuria.
Bricjapi
Në qendër të vëmendjes tuaj qëndron për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po sterrojnë ose nuk po japin rezultatin e duhur.
Ujori
Sot plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që mund t’ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.
Peshqit
Parandjenjat tuaja të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.
