Dashi
Nëse mes jush dhe objektivave që i keni vëne vetes sot do të keni pengesa (do t’jua sjellë një Mars negativ) tregohuni sa më aktivë dhe do t’i shihni vetë rezultatet. Erosi le pak për të dëshiruar.
Demi
Pas një periudhe disi të zymtë, është Marsi në shenjë ai që nuk do të kursehet për ju duke ju sjellë energji të reja. Nga ana tjetër, Afërdita duket se “do t’ju zgjojë nga letargjia” në planin erotik.
Binjakët
Duhet të tregoni kujdes, sepse megjithëse keni mbështetjen e Mërkurit, është Hëna në shenjë ajo që ju shikon “shtrembër”dhe vë në rrezik raportet tuaja me të tjerët. Mirë shendeti.
Gaforrja
Sot aleatja juaj më e mirë duket se do të jetë Hëna, e cila së bashku me Afërditën dhe Marsin është në një orbitë shumë favorizuese për ju. Intensive edhe raportet ndërpersonale.
Luani
Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregohen të matur, pasi Urani dhe Saturni nuk ju kanë aspak me “sy të mirë” dhe stimulojnë qëndrime ekstreme dhe vrazhdësinë në raportet me të tjerët.
Virgjëresha
Vërtet që është një periudhë me shumë angazhime për ju, por, duke pasur edhe mbështetjen e Marsit, mundohuni të organizoheni më mirë, sidomos përsa i përket jetës suaj private.
Peshorja
Shpesh mënyra më e mirë për të çtensionuar situatën është ironia, një armë e mirë për ju, por me të cilën duhet të tregoheni të matur e të mos e teproni. Fusha sentimentale sot duket rozë.
Akrepi
Pozicioni i ri i Marsit në shenjë duket se e zbut ndjeshëm karakterin tuaj, prandaj pritet të jeni më “kokëulur”, më të gatshëm për punë, më pak acarues me të tjerët dhe më të ëmbël në dashuri.
Shigjetari
Tranziti i Hënës në shenjë sot e në pjesën më të madhe të ditëve në vijim pritet të ketë më shumë aspekte pozitive për ju, prandaj përpiquni të përfitoni për të sistemuar problemet e shumta.
Bricjapi
Duket se rrjeshtimi i yjeve në orbitë do të jetë i harmonishëm, gjë që është shumë pozitive për ju. Kontakte të reja do t’ju vlejnë për punë e në mënyrë të veçantë për jetën sentimentale.
Ujori
Të lindurit e kësaj shenje, sot duhet të tregojnë kujdes, pasi “përplasja” e Hënës, Marsit e Afërditës do të bëjë që të jeni shumë të ndjeshëm e të reagoni me irritim të pajustifikuar ndaj të tjerëve.
Peshqit
Qielli juaj sot duket se do të “errësohet” nga hyrja në shenjë e Marsit dhe Jupiterit “hijerëndë”, prandaj pas një periudhe qetësie ka të ngjarë të rifillojnë probleme. Kujdes nga sëmundjet e stinës.
