Horoskopi, 21 prill 2015

anazapta

Dashi

Nëse mes jush dhe objektivave që i keni vëne vetes sot do të keni pengesa (do t’jua sjellë një Mars negativ) tregohuni sa më aktivë dhe do t’i shihni vetë rezultatet. Erosi le pak për të dëshiruar.

 

Demi

Pas një periudhe disi të zymtë është Marsi në shenjë ai që nuk do të kursehet për ju, duke ju sjellë energji të reja. Nga ana tjetër Afërdita duket se “do t’ju zgjojë nga letargjia” në planin erotik.

 

Binjakët

Duhet të tregoni kujdes, sepse me gjithë se keni mbështetjen e Merkurit, është Hëna në shenjë ajo që ju shikon “shtrembër”dhe vë në rrezik raportet tuaja me të tjerët. Mirë shëndeti.

 

Gaforrja

Sot aleatja juaj më e mirë duket se do ët jetë Hëna, e cila së bashku me Afërditën dhe Marsin është në një orbitë shumë favorizuese për ju. Intensive edhe raportet ndërpersonale.

 

Luani

Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregohen të matur, pasi Urani dhe Saturni nuk ju kanë aspak me “sy të mirë” dhe stimulojnë qëndrime ekstreme dhe vrazhdësi në raportet me të tjerët.

 

Virgjëresha

Vërtet që është një periudhë me shumë impenjime për ju, por, duke pasur edhe mbështetjen e Marsit, mundohuni të organizoheni më mirë, sidomos përsa i përket jetës suaj private.

 

Peshorja

Shpesh mënyra më e mirë për të shtensionuar situata është ironia, një armë e mirë e juaja, por me të cilën duhet të tregoheni të matur e të mos e teproni. Fusha sentimentale sot duket rozë.

 

Akrepi

Pozicioni i ri i Marsit në shenjë duket se e zbut ndjeshëm karakterin tuaj, prandaj pritet të jeni më “kokulur”, më të gatshëm për punë, më pak acarues me të tjerët dhe më të ëmbël në dashuri.

 

Shigjetari

Transiti i Hënës në shenje sot e në pjesën më të madhe të ditëve në vijim pritet të ketë më shumë aspekte pozitive për ju, prandaj përpiquni të përfitoni për të sistemuar problemet e shumta.

 

Bricjapi

Duket se rreshtimi i yjeve në orbitë do të jetë i harmonishëm, gjë që është shumë pozitive për ju. Kontakte të reja do t’ju vlejnë për punë e në mënyrë të veçantë për jetën sentimentale.

 

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregojnë kujdes, pasi “përplasja” e Hënës. Marsit e Afërditës do të bëjë që të jeni shumë të ndjeshëm e të reagoni me irritim të pajustifikuar ndaj të tjerëve.

 

Peshqit

Qielli juaj sot duket se do të “errësohet” nga hyrja në shenjë e Marsit dhe Jupiterit “hijerëndë”, prandaj pas një periudhe qetësie ka të ngjarë të rifillojnë probleme. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *