Horoskopi, 21 shkurt 2013

anazapta

Dashi

Sot duket se do të keni shumë yje me vete, prandaj edhe dita pritet të jetë mjaft e mirë dhe ajo që ka më shumë rëndësi, gjendja psikofizike do të jetë në lartësinë e duhur

 

Demi

Duket se Marsi sot do të jetë në një orbitë aspak të përshtatshme për ju, prandaj nuk është momenti për të ndërmarrë ndonjë iniciativë apo për të vendosur për diçka.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë një mori planetesh që “ju ruajnë nga lart” duke bërë që sot të kaloni një ditë tejet  pozitive. Hëna sjell stimuj të rinj për erosin tuaj.

 

Gaforrja

Pas një gjendjeje jo të favorshme, fusha profesionale duket se do të gjallërohet së tepërmi, duke pasur Mërkurin që ju nxit të jeni aktivë. Nuk duhet t’i merrni gjërat gjithmonë me lehtësi.

 

Luani

Kuadri yjor duket se do të ndryshojë për mirë edhe pse mund të vazhdoni sërish të jeni disi konfuzë, sidomos në ortët e para të ditës. Kujdes sepse Hëna stimulon egoizmin tuaj.

 

Virgjëresha

Edhe sot nuk do t’i shpëtoni dot dominimit të Marsit në shenjë, i cili, në më të shumtën e rasteve do të sjellë pështjellim dhe kaos. Një Hënë e qetë  do të thotë kthjelltësi në mendime.

 

Peshorja

Ndikimi i Hënës në shenjë, pavarësisht nga ndonjë “vickël” do të jetë përgjithësisht pozitiv, duke ju bërë shumë aktivë e pasionantë njëherësh.  Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Tani Marsi duket se ka humbur peshën në shenjën tuaj, prandaj sot do të keni kohë të “merrni frymë lirisht” e të ripërtërini forcat e energjitë. Mos prisni ta hedhin të tjerët hapin e parë.

 

Shigjetari

Shenja juaj është nën ndikimin e një numri planetësh pozitivë, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive në shumë aspekte. Është moment i mirë për të ndrequr diçka në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Sot mund të mos jetë një ditë nga ato që do të dëshironit ju, por gjithsesi mbështetja e yjeve do të jetë e plotë. Kujdes, sepse Saturni sot mund t’ju plogështojë e t’ju bëjë melankolikë.

 

Ujori

Qielli juaj duket me shumë “trafik”, por ama do të jeni me shumë fat sepse do të predominojnë yjet pozitive, ku në mënyrë të veçantë spikat Afërdita, e cila mund të sjellë edhe një dashuri të re.

 

Peshqit

Është sërish Marsi ai që sot duket se do të sjellë stimuj të tillë saqë në sytë e të tjerëve do të dukeni vërtet të papërmbajtshëm. Me partnerin është mirë të ndryshoni taktikën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *