Dashi
Hëna në shenjë do t’ju bëjë protagonistë të kësaj dite. Mund të eksperimentoni një dëshirë që do të realizohet. Do të arrini të përgatisni një sukses që do të jetë vërtet i madh.
Demi
Përfitoni nga kjo periudhë e qetë për të përballuar me qetësi situatën, e cila deri tani ka qenë e vështirë dhe plot mosmarrëveshje. Mundohuni të rivendosni dialogun me partnerin.
Binjakët
Sot ka shumë të ngjarë të mbeteni të zhgënjyer nga dikush që ju ka premtuar shumë, por ja që asgjë nuk do të bëjë për ju. Sidoqoftë pritet një mbrëmje shumë interesante me miqtë tuaj.
Gaforrja
Nëse keni vendosur të mos lëshoni pe, siç është në natyrën tuaj, atëherë çojeni deri në fund e mos u tërhiqni pikërisht kur duhet të merrni frytet e këmbënguljes suaj. Momente gëzimi me miqtë.
Luani
Mos refuzoni mundësinë e një kompromisi, sidomos kur e dini mirë se sa do të përfitoni nga kjo. Një ditë shumë e mirë për të udhëtuar e për të kaluar fundjavën. Shoqëri të reja në sfond.
Virgjëresha
Sektori më i paqartë sot është ai i financave, prandaj ju këshillohet të “rrudhni paksa dorën” gjatë kësaj fundjave ku normalisht shpenzimet janë të shumta. Intersante fusha sentimentale.
Peshorja
Me hënën në kundërshtim është mirë të evitoni diskutimet, sidomos ato që nuk janë shumë të rëmdësishme. Mos reagoni me ftohtësi ndaj një propozimi apo oferte që mund t’ju vijë nga dikush.
Akrepi
Nëse nuk është e domosdoshme, shtyjeni një çështje që dikush kërkon t’jua parashtrojë me çdo kusht për t’ju prishur ditën. Forma fizike nuk është në maksimum dhe dashuria nuk ju përmbush plotësisht.
Shigjetari
Duket një ditë e “prerë enkas për ju kjo e sotmja, pasi mund të përmbushni çdo ëndërr dashurie me shumë pasion dhe romanticizëm. Për ata që janë të vetmuar parashikohen aventura që do t’ju lënë pa frymë.
Bricjapi
Mundohuni që të paktën gjatë kësaj fundjave të qëndroni më pranë njerëzve të familjes, sepse do të ristabilizoni disa raporte të lëkundura. Ju këshillohet kujdes me shpenzimet.
Ujori
Një moment i errët nuk luftohet me pesimizëm, por me forcën e vullnetit, e cila nuk ju ka munguar asnjëherë. Dhe mos harroni se Afërdita në shenjë është një aleate shumë efikase në këtë aspekt.
Peshqit
Sot angazhimet tuaja kryesore duhet të jenë në drejtim të familjes dhe të fushës private në tërësi. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të qëndruar larg telasheve të perditshme të punës.