Horoskopi, 22 maj 2013

anazapta

Dashi

Mania për të arritur rezultate të menjëhershme mund të jetë një nga arsyet që ju duket se gjithçka ju shkon së prapthi. Provoni t’i merrni gjërat më me qetësi dhe do të shihni sa mundësi keni.

 

Demi

Shumë lidhje apo raporte ndërpersonale mund të lëkunden për arsye nga më të ndryshmet, prandaj bëni mirë t’i ripërtërini. Dita bëhet mjaft interesante në një udhëtim të shkurtër.

 

Binjakët

Mund të guxoni pak më shumë për të arritur atë që dëshironi, ndryshe do të vazhdoni vetëm të shihni ëndrra me sy hapur. Sidoqoftë, një  Hënë e mirë bën që raportet me partnerin të jenë të këndshme.

 

Gaforrja

Duket se keni mbetur paksa prapa me punët tuaja përsa i takon aktivitetit të përditshëm, por sot nuk ju këshillohet të mendoni dhe aq shumë për to. Mendoni pak më shumë për çështjet e zemrës.

 

Luani

Nën “akordin”Afërditës-Jupiterit parashikohet një ditë e pasur me takime, propozime e impenjime në planin e raporteve ndërpersonale. E rëndësishme për ju është se mund të lindë një dashuri e re.

 

Virgjëresha

Edhe pse është Afërdita ylli juaj i mirë, jeni të shpërqendruar, në atë masë sa mund të kaloni edhe në konfuzion të plotë. Më mirë kështu, sepse mund të ketë vend për surpriza.

 

Peshorja

Kalimi i Hënës në shenjë është në përgjithësi i favorshëm për ju, ndonëse kontrasti i Marsit mund t’ju sjellë ndonjë të papritur. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një ambient njerëzish të rëndësishëm.

 

Akrepi

Afërdita në shenjë sot është mjaft pozitive dhe do t’ju mbështesë në zgjidhjen e një problemi personal, por ajo që ka rëndësi është se dita do të jetë shumë e këndshme në raportret me partnerin.

 

Shigjetari

Kjo ditë  nën shenjën e yjeve pozitive do të jetë një rast i mirë që, më në fund,  të rimerrni në dorë frenat. Raportet me dikë ndoshta duhen parë me një sy tjetrër, që gjërat të shkojnë më mirë.

 

Bricjapi

Mërkuri vërtet që sot mund të mund t’ju ngatërrojë idetë, por nga ana tjetër stimulon edhe pasion tuaja, çka bën që të kaloni një ditë të “zjarrtë” me partnerin. Kujdes mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Ujori

Sot, një takim aq i pritur me dikë nga ju do të mund të realizohet në rrethana disi të papritura, prandaj është mirë që të jeni deri diku të përgatitur për çdo ngjarje. Intetresnte dita në planin afektiv.

 

Peshqit

Duket se më në fund mosmarrëveshjet e ditëve të shkuara kanë rënë ndjeshëm dhe Marsi që e bënte të paqëndrueshëm situatën nuk ka më atë ndikim. Kaq mjafton për të kaluar një ditë vërtet të qetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *