Horoskopi, 22 maj 2016

anazapta

Dashi

Edhe pse, për shkak të Marsit negativ që vazhdon t’ju a ndërlikojë situatën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të tregoheni pak më të durueshëm, pasi gjithçka do të vijhë drejt përmirësimit.

 

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, nuk jeni nga ata që kënaqeni kollaj. Arritja e një suksesi sado të vogël duhet t’ju stimulokë më tepër për ghëra më të mëdha.

 

Binjakët

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç edhe e kenoi parashikiuar do të thotë se është një nga ato ditët “jo”, dhe kaq, prandaj nuk ka pse ta dramatizoni aq shumë. Mirë dashuria

 

Gaforrja

Me një Hënë “zevzeke” në shenjë dhe me Saturnin që hyn me “prepotencë” në një orbitë po aq negative për ju, e pakta sot nuk do t’ku qeshë buza. Evitoni diskutimet me partnerin.

 

Luani

Vazhdon edhe sot ndikimi pozitiv në shenjë i Adërditës dhe Merkurit, çka premton për një ditë përgjithësisht të mirë në drejtim të raporteve ndërpersonale. Një e paprtiur e këndshme ju bën me fletë.

 

Virgjëresha

Janë një numër plenetësh në që kundërshtojnë njëri-tjerin duket se do të reflejtojë te ju pikërisht një dëshirë për të kundërshtuar gjithçka, ndonëse pa asnjë motiv. Kujdes raportet me partnerin.

 

Peshorja

Sot hëna do të jetë në një poizion mjaft inresant, prandaj edhe dita juaj do të karakterizohet nga një gjendje mjaft e mirë psikofizike. Ndjenja e protagonizmit mund t’ju dëmtojë.

 

Akrepi

Situata yjore tashmë, pas një periudhe të mjaft intensive duket më e qetë dhe kjo qetësi, ndonëse relative, do të reflektohet edhe te ju. Me ndihmën e dikujr sot mind të arrini një obhejtiv rë rëndësishëm.

 

Shigjetari

Edhe sot  do të jeni mjaft aktivë, gjithnjë në lëvizje duke vënë vërtet në vështirësi edhe ata që janë të detyruar t’ju ndjekin. Nuk duhhet të refuzoni një dorë që ju shtrijet nga dikush. Mirë dashuria.

 

Bricjapi

Një ditë mjat intesive për shkak të një hëne aktive në shenjë parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje. Megjithatë, sateliti i Tokës sot mund t’ju bëjë disoi konfuzë dhe melankolikë.

 

Ujori

Hëna sot në shenjë do të jetë plotësisht “në shërbimin tuaj” dhe do t’ju favorizojë jo vetëm  aspektin psikofizik, por edhe takime e kontakte me shumë rëndësi për aktivitetin tuaj. Sa të padurueshëm që tregoheni!?

 

Peshqit

Sot nuk do ta keni edhe aq të lehtë në drejtim të aktivitetit tuaj, pasi duket se një çështje e ngatërruar mund të rihapet prapë. Tregohuni pak më diplomatikë për të evituar një konflikt të mundshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *