Horoskopi, 22 nëntor 2012

anazapta

Dashi

Mbështetja dhe besimi që keni nga njerëz të rëndësishëm do t’ju ndihmojë në marrjen e një vendimi që mund të përcaktojë përfundimisht pozitën tuaj. Por duhet të tregoni edhe aftësitë tuaja

 

Demi

Tashmë duket se jeni vërtet shumë pranë realizimit të pikësynimeve dhe qëllimeve tuaja si në sferën e studimit, ashtu edhe në atë afektive. Me sa duket suksesi juaj është i garantuar.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e mirë dhe mjaft frytdhënëse që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mundësi më tepër për arritjet tuaja.

 

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë vazhdimisht në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta për ju, e që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale. Më e qetë  dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe më të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Duhet të dini të përfitoni. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planete të shumta janë kthyer në shenjën tuaj e ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe  shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale paraqitet e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm. Dashuria është në linja të mira.

 

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Bëni kujdes me financat.

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes suaj sot do të jenë raportet me njerëzit dhe në mënyrë të veçantë ato me të afërmit dhe miqtë. Nuk duhet të mërziteni nëse masat që merrni nuk po japin rezultatin e duhur.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat tuaja duket se janë në rritje.

 

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja nuk janë të kota dhe kësaj radhe nëse bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”. Mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *