Dashi
Vazhdon përsëri ndikimi negativ i Afërditës në një orbitë të pafavorshme dhe është ylli i dashurisë që mund të bëjë t’ju vijnë mendime të zymta. Nganjëherë ju dëmton sinqeriteti i tepërt.
Demi
Sot duket se do t’ju duhet të bëni gjithçka vetë, pasi ata te të cilët mendoni t’i delegoni detyrat nuk kanë më dëshirë t’ju dëgjojnë e t’ju ndjekin. Hëna sot rrit sensibilitetin dhe ju bën romantikë.
Binjakët
Marsi sot është në një pozicion të mirë, por stimujt e tij janë tepër të fuqishëm, prandaj kini kujdes të mosbëheni agresivë. Sot mund të arrini një zgjidhje përfundimtare për një problem të vjetër.
Gaforrja
Shenja juaj sot do të jetë e dominuar nga jë Hënë shumë e paqëndrueshme dhe nga kjo ka shumë të ngjarë ta pësojë humori juaj që do të luhatet. Mundohuni të evitoni diskutimet sepse mund të sjellin “përplasje”.
Luani
Problemi juaj kryesor sot mund të jetë komunikueshmëria, pasi nga njëra anë është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj dhe nga ana tjetër Merkuri duket se jua mjegullon gjykimin.
Virgjëresha
Edhe problemet më të vogla, sot do t’ju duken sa një mal, për shkak të një Marsi që ju bën të keni tendencën për të zmadhuar gjërat. Megjithatë, një traktativë pune duket sedo të përfundojë pozitivisht.
Peshorja
Merkuri në shenjë ndikon pozitivisht në humorin tuaj. Të favorizuara janë projektet për transferta dhe udhëtime, kontaktet profesionale dhe tratativat financiare. Indiferenca juaj në dashuri mund të krijojë probleme të mëdha.
Akrepi
Bëni mirë të tregoheni më të durueshëm sot pasi impenjime të shumta dhe mërzitje të vogla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës.
Shigjetari
Mërkuri dhe Urani ju bëjnë tepër kreativë, dëfryes dhe tepër të shoqërueshëm. Në punë mund të keni diskutime të vogëla, ndërsa në dashuri do të merrni përkujdesje të ëmbla. Pak ankth në familje.
Bricjapi
Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri (edhe pse shpenzimet mund të jenë të mëdha). Intuita do t’ju bëjë të kuptoni se kush janë personat që mund t’i besoni, dhe kujt të mos i zini besë.
Ujori
Disa probleme tuajat, sidomos në punë ose në sektorin ekonomik, mund të zgjidhen mrekullisht. Situata kompromentuese dhe raporte të thyera, mund t’i lenë vend një stabiliteti të ri.
Peshqit
S’keni ç‘bëni: me Marsin në shenjë nuk mund të prisni një ditë krejt të qetë. Puna, dashuria dhe impenjime të çdo lloji, mund t’ju stresojnë vërtet. Nëse ndiheni të ezauruar nga energjitë tuaja, bëni një pushim.