Dashi
Me ndihmën e Merkurit në shenjë, sot jo vetëm që do të jeni të avantazhuar në raportet me të tjerët, por do të keni mundësi të shihni përtej tyre. Hëna mund t’ju bëjë disi nervozë.
Demi
Duket se yjet, me Marsin në krye duan t’ju imponojnë një ritëm të ri, më frenetik në punë, por janë të “frenuar” nga Hëna që sjell të kundërtën, apatinë. Jeni të favorizuar në dashuri.
Binjakët
Një traktativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frutet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë ëshët e kotë ta zgjatni.
Gaforrja
Merkuri sot do të jetë i “ngrysur” prandaj edhe shumë prej jush sot do t;i kenë nervat gati për të… kërcyer përpjetë. Në një çështje mes dy personave është më mirë të hiqeni mënjanë.
Luani
Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Duket një ditë e qetë, por kot nuk thonë se aparenca gënjen, prandaj duhet të tregonikujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë. Sidoqoftë, Afërdita ia bën me sy erosit tuaj.
Peshorja
Një traktativë ka ngecur dhe nuk dini si ta zhbllokoni, apo nuk keni guxim t’i telefononi dikujt që ju mungon së tepërmi? Në të dyja ratet është mirë t’i drejtoheni për ndihmë një miku.
Akrepi
Me zbehjen e ndikimit të Merurit duket sikur zbehet edhe entuziazmi e pasioni i këtyre ditëve të fundit, por kjo do të jetë e përkohshme. Mund të jetë një ditë e mirë për financat tuaja.
Shigjetari
Vërtet që sot do të keni mbështetjen e një numri të madh planetesh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar e jo të shkojë kot. Afërdita në një pozicion të mirë “gudulis” erosin.
Bricjapi
A nuk ju krijohet një përshtypje e keqe apo edhe keqardhje kur jeni të ndërgjegjshëm se i keni duart e lidhura jo për shkakun tuaj, por për atë të një tjetri? Sot mund t’ju ndodhë pikërisht kështu.
Bricjapi
Në shumë aspekte sot pritet të jetë një ditë e mirë për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, por sot duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur fluturimthi. Mirë erosi.
Ujori
Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë, apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Merkurit.
Peshqit
Të zhytur në routuine-n e përditshmërisë sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita (e punës), por në mbrëmje nmjë surprizë e bukur do të bëjë të ndjeheni vërtet mjaft mirë.
Demi
Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju.. Aferdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.
Binjakët
Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, suidomos në raportet me paertnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.
Gaforrja
Shkrihen si bora në diell tensione e këtyre ditëve të fundit, të vënë nën morsetën e Hënës dhe Marsit. Ndërsa ndjenja dhe marrveshja me personin që dashuroni është perfekte.
Luani
Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.
Virgjëresha
Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e papritur do t’ju hapë rrugën për t’u futur në një ambient interesant kulturor.
Peshorja
Do të gjeni përgjegjet e disa pyetjeve, do të nxirrni një shumë parash dhe mund të përfundoni kështu një kontratë biznesi. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion.
Akrepi
Nga ana profesionale një projekt që ju e keni shumë për zemër ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar ose për t’u shtyrë për një herë tjetër. Kujdesraportet ndërperosnale dhe ato me partnerin.
Shigjetari
Duhet të tregoheni shumë fleksibël në punë në kufij të pranueshëm, diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja.
Bricjapi
Hëna është në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse duke i bindur të tjerët për atë që doni.
Ujori
Mos kërkoni t’ua a hidhni të tjerëve sidomos njerëzve që ju qëndrojnë pranë, sepse edhe mashtrimet e vogla me qëllim të mirë mund të zbulohen menjeherë dhe pa pandehur.
Peshqit
Dielli që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim. Do të jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni me ide të reja dhe brilante.
