Horoskopi, 23 janar 2013

anazapta

Dashi

Duhet të mblidhni forcat dhe të përqendroheni më shumë në punë për të arritur në përfundim të projekteve tuaja. Çështjet e zemrës mund të zgjidhen me një angazhim të dyanshëm në çift.

 

Demi

Jupiteri në shenjë ju këshillon të mos nxitoheni në marrjen e iniciativave të ndryshme. Mundohuni të kuptoni se ç’ju intereson më shumë. Kujdes në marrëdhëniet me familjen dhe të tjerët.

 

Binjakët

Spostimi i Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara të karakterit ekonomik. Gjithashtu probleme do të keni nëse jeni në udhëtim. Por në dashuri do të keni shumë shans.

 

Gaforrja

Një ngjarje e paparashikuar, por pozitive për ju mund t’i japë superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë letësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera duken edhe marrëdhëniet me miqtë tuaj.

 

Luani

Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbisni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

 

Virgjëresha

Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej sipërfaqes së disa fakteve. Zënka të vogëla dashurie.

 

Peshorja

Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të jetë për ju një eliksir që do t’ju shërojë nga dyshimet e shumta jo vetëm mbi partnerin, por edhe mbi veten.

 

Akrepi

Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilizohen totalisht ndryshe nga ato aktualet. Hidhërimet e vogla të kohëve të fundit do të zëvendësohen nga kënaqësitë e merituara në punë.

 

Shigjetari

Me largimin e Marsit nga shenja juaj duket se do të pushojnë tensionet e do të jeni më të lehtësuar psikologjikisht. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë patur probleme dashurie apo shëndeti.

 

Bricjapi

Ardhja e Planetit të Kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

 

Ujori

Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër e kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

 

Peshqit

Puna është në qendër të vëmendjes nga Mërkuri. Perspektivat dhe angazhimet në muajt e ardhshëm mund të mos jenë më si tani (në avantazhin tuaj). Ju këshillohet një vizitë shëndetësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *