Horoskopi, 23 mars 2013

anazapta

Dashi

Edhe pse, për shkak të Mërkurit që vazhdon t’ju a ndërlikojë punën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të bëni pak durim se është e përkohshme. Interesant erosi.

 

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse jeni të mësuar të mos kënaqeni me pak dhe nuk do t’ju bëjë shumë përshtypje arritja e një suksesi të vogël. Qoftë kjo edhe në dashuri.

 

Binjakët

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç dëshironi, nuk është e thënë të nervozoheni gjithmonë. Edhe sot mund të ndodhë kështu (faji i Marsit), por kjo nuk do të zgjasë shumë.

 

Gaforrja

Me një Hënë aspak pozitive sot mbi kokë dhe me një Saturn që hyn me arrogancë në një orbitë po aq negative për ju, sot do të jeni të zymtë, të vrazhdë, pak të shoqërueshëm dhe melankolikë.

 

Luani

Vazhdon edhe sot orbita e harmonishme në shenjën e Adërditës dhe Marsit, çka premton për një ditë përgjithësisht të mirë në drejtim të punës. “Magjia” mund të ndodhë në dashuri.

 

Virgjëresha

Janë një numër planetesh në “kontrast” me njëri-tjetrin, prandaj duhet të keni gjithmonë kujdes sepse ju bëjnë të irriuteshëm. Edhe Hëna duket se iu “ka kthyer krahët” duke iu lënë “vetëm”.

 

Peshorja

Sot Hëna do të jetë në pikën kulminante të orbitës së saj, prandaj edhe dita juaj do të karakterizohet nga një gjendje mjaft e mirë psiko-fizike. Ndjenja e protagonizmit që iu përfshin mund t’ju dëmtojë.

 

Akrepi

Situata yjore pas një periudhe të trazuar, duket më e qetë dhe kjo qetësi, ndonëse relative, do të reflektohet edhe te ju. Me ndihmën e një miku mund të realizoni një ëndërr tuajën.

 

Shigjetari

Do të jeni edhe sot mjaft aktivë, gjithnjë në lëvizje duke vënë vërtet në vështirësi edhe ata që janë të detyruar t’ju ndjekin. Ndoshta sot do të t’ju duhet të ndihmoni dikë që ka nevojë për ju.

 

Bricjapi

Një ditë mjaft intesive (për shkak të Marsit agresiv) parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje, por do t’ju duhet të djersitni “shtatë këmishët” e famshme për të arritur një objektiv.

 

Ujori

Hëna sot në shenjë do të jetë plotësisht “e juaja” dhe do t’ju favorizojë jo vetëm nw aspektin psiko-fizik, por edhe në takime e kontakte me shumë rëndësi për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Sot nuk do ta keni edhe aq të lehtë, pasi janë një numër planetesh që vazhdojnë t’ju “shohin shtrembër”, por gjithsesi me forcën e vullnetit duhet t’a dilni mbanë. Më diplomatikë me ata që s’i honpesni dot.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *