Dashi
Duket se momenti i turbullt në qiellin tuaj tashmë ka kaluar dhe kthjelltësia e tij do të reflektohet edhe në mendjen tuaj. Sukseset profesionale janë të stimuluara nga Mërkuri. Të turbullt në dashuri.
Demi
Situata yjore duket se është e komplikuar për ju, pasi nga njëra anë janë planetet që ju mbështesin, si Saturni, Marsi e deri diku Urani, ndërsa nga ana tjetër, Mërkuri e Afërdita që sjellin pështjellim.
Binjakët
Sot pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë në të gjithë aspektet për ju, pasi në planin profesional ju vijnë propizime të reja, ndërsa në atë sentimental gjërat po qartësohen në favorin tuaj.
Gaforrja
Edhe pse yjet premtojnë për një ditë përgjithësisht të qetë e pa probleme, jeni ju që nuk jeni të tillë, pasi kërkoni që të përfundoni me çdo kusht një punë që është shumë e rëndësishme për ju.
Luani
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të predispozuar për të ndërmjetësuar në nonjë marrëveshje (ndoshta edhe në mosmarrëveshje, për të evituar sherret). Shumë interesante pritet fusha sentimentale.
Virgjëresha
Duhet të tregoheni shumë aktivë, ndonëse klima në mjedisin ku jetoni e punoni duket aq e qetë. Një zhgënjim në dashuri mund të bëjë që të ndërmerrni veprime të nxituara. Kujdes!
Peshorja
Ju që i përkisni kësaj shenje, pas një periudhe të turbullt do të keni mbështetjen e shumë yjeve në të gjitha fushat. E vetmja që mund të hedhë ndonjë “vickël” do të jetë Hëna.
Akrepi
Sot nuk do të mund të bëni atë që keni planifikuar ditë më parë, pasi janë të gjitha gjasat që angazhime të papritura t’ju detyrojnë të ndryshoni programin. Por do të mbeteni të kënaqur.
Shigjetari
Afërdita sot mund të sjellë energji të tilla që do t’ju ripërtërijnë pikërisht në momentin që dukeshit shumë të lodhur e të stresuar. Është moment i mirë për të këruar më shumë nga dikush.
Bricjapi
Një punë e lënë përgjysmë, një takim i parealizuar ose një premtim i pambajtur nga dikush mund të bëjnë që sot të jeni disi nervozë. Por nuk duhet të bini në pesimizëm.
Ujori
Jo të gjitha kontaktet apo takimet janë të mirëpritura nga ju dhe sot mund të ndodhë që të keni të bëni pikërisht me njerëz të padëshirueshëm. Në një rast të tillë duhet të mbani distancën.
Peshqit
Në përgjithësi kuadri yjor pritet të jetë pozitiv për ju, por kujdes sepse një diçka nga e kaluara mund t’ju komprometojë ditën. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin tuaj.