Horoskopi, 23 qershor 2013

anazapta

Dashi

Përfitoni nga pozicioni i Merkurit, i cili favorizon marëveshjet, për të mbyllur një kontratë të re apo edhe për të ndërmarrë një iniciativë. Hëna “nursëze” ju bën melankolike.

 

Demi

Nëse gjendja juaj shpirtërore edhe sot do të lerë për të dëshiruar, kjo do të jetë kryesisht edhe për shkak të Afërditës që sot “ju sheh shtrembër”. Kujdes raportet ndërpersonale.

 

Binjakët

Asgjë e re nën shenjën e… Marsit. Kjo mund të thuhet për ju që i përkisni kësaj shenje, sepse duket se do të vazhdojë të jetë i njëjti kuadër yjor. Intensivev raportet me të tjerët.

 

Gaforrja

Duket se kuadri yjor sot do të jetë më i favorshëm prandaj edhe ju do të tregoheni më aktivë në punëdhe më këmbënguës në kërkesat tuaja. Aftsitë tuaja në punë do të vlërësohen më shumë.

 

Luani

Përsëri është Merkuri tepëer “i nxituar” që me lëvizjen e tij  ju imponon ritme frenetike jo vetëm në punë, por edhe në fushat e tjera. Nuk do ta keni edhe aq të lehtë të ruani vetkontrollin.

 

Virgjëresha

Jeta jusaj shoqërore, e cila deri dje la lënë shumë për të dashuruar, sot do të rigjallëro9het me hyrjen në shenjë të Afërditës, e cila i favorizon. “Ju ndalohet të humbni besimn”.

 

Peshorja

Edhe sot duket se situta yjore e përshtatshme ju lejon qqë të merreni me gjithçka të ligjshme që ka të bëjë me biznesin dhe me rritjen e të ardhurave.  Kthjelltësi edhe në raportet sentimentale.

 

Akrepi

Ndoshta për shkak të Hënës negative,  por sot do të jeni disi të shqetësuar e nervozë, prandaj do ta keni të vështirë të përqëndroheni në punë. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më e qetë.

 

Shigjetari

Me Merkurin në anën tuaj sot do ta keni më të lehtë të përballoni impenjimet e shumta që ju presin dhe efikasiteti juaj në punë do të jetë në maksimum. Më aktivë në planin sentimental.

 

Bricjapi

Nëse sot do të tregoni shumë vendosmëri, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë, pasi është Marsi ai që ju stimulon në këtë drejtim, do të asrrini atë që kërkoni. Takime interesante.

 

Ujori

Duke qenë protagonist në shenjën tuaj, Merkuri do të stimulojë dhe te ju ndjenjën e protagonismit, prandaj tregoni kujdes sepse mund ta teproni në raportet me të tjerët. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Me pak vullnet të mirë do të mund të evitoni rënien ën melankoni dhe gjendjen e keqe shpirtërore që mund të vijë prej saj. Mundohuni të tregoheni më të shoqërueshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *