Dashi
Tashmë ndikimi i Marsit është shumë më pak intensiv, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet dhe aktivitetin e përditshëm. Në dashuri duket se po fryjnë erëra të reja pasioni.
Demi
Në sajë të një Hëne në harmoni të plotë me yjet e tjerë, e veçanërisht me Afërditën që sot është ylli juaj i mirë, do të jeni vërtet në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Ruhuni nga dikush që ju bën lajka.
Binjakët
Rritja e ndikimit të yllit tuaj, Mërkurit në shenjë dhe nga ana tjetër një Hënë interesante do të kenë efektin e tyre te ju, në çdo gjë që ka të bëjë me aftësitë tuja krijuese.
Gaforrja
Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Mërkurin ata që do të fashitin plotësisht ndikimin aspak pozitiv të Marsit. Prakticiteti juaj do të bëjë që të zgjidhni më së miri situatat.
Luani
Një mars shumë agresiv në shenjë duket se është shkaku kryesor që sot do të rrëmbeheni menjëherë e pa ndonjë shkak bindës. Eshtë më mirë të dëgjoni zërin e arsyes se sa atë të zemrës.
Virgjëresha
Nuk është e lehtë të merrni veten apo të rifilloni një veprimtari që s’ju ka dhënë rezultat deri tani, por sigurisht që është gjithmonë më mirë sesa të rrini duarkryq. Mirë shëndeti.
Peshorja
Gjatë ditës së sotme dhe ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, pritet të jeni disi të plogët në lëvizje dhe jo shumë të qartë në ide. Ditë “jo” edhe për raportet ndërpersonale.
Akrepi
Marsi në shenjë sot pozitiv do të bëjë që gjendja juaj shpirtërore të ndryshojë për mirë dhe të ndjeheni çliruar nga një makth që ju kishte pushtuar më parë. Evitoni një krizë me partnerin.
Shigjetari
Janë shumë yje që për ju do të ju mbështesin gjatë ditës së sotme, por mjafton një veprim “me kokën tuaj”, siç e keni zakon shpesh, e gjithçka t’ju kthehet kundër. Mund të bëni një udhëtim të shkurtër.
Bricjapi
Me Hënën, Afërditën dhe Merkurin në një harmoni të plotë në shenjë edhe për ju duket se do të jetë një ditë shumë pozitive. Fusha më e interesante pritet të jetë ajo ndërpersonale.
Ujori
Sot ka shumë të ngjarë të përballeni me një ditë mjaft intensive, duke parë pozicionin e një Marsi të “zjarrtë”. Përse e torturoni veten duke mbajtur brenda brengat e të tjerëve? Mirë dashuria.
Peshqit
Dyshja Mars-Saturn sot është një pozicion shumë të favorshëm për ju, prandaj është mirë të shfrytëzoni avantazhet që mund t’ju krijohen në aspektin e punës. Mirë edhe dashuria.
