Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 23 shkurt 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 23 shkurt 2013
Horoskopi

Horoskopi, 23 shkurt 2013

anazapta
Published February 23, 2013
Share
SHARE

Dashi

Duket se “retë” që errësonin deri tani qiellin tuaj janë larguar dhe kthjelltësia e tij do të reflektohet edhe në mendjen tuaj. Sukseset profesionale janë të stimuluara nga Mërkuri. Të turbullt në dashuri.

 

Demi

Situata yjore duket se është e ndërlikuar për ju, pasi nga njëra anë janë planetet që ju mbështesin, si Saturni, Marsi e deri diku Urani, ndërsa nga ana tjetër, Mërkuri e Afërdita sjellin pështjellim.

 

Binjakët

Sot pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë në të gjithë aspektet për ju, pasi në planin profesional ju vijnë propozime të reja, ndërsa në atë sentimental gjërat po qartësohen në favorin tuaj.

 

Gaforrja

Edhe pse yjet premtojnë për një ditë përgjithësisht të qetë e pa probleme, jeni ju që nuk jeni të tillë, pasi kërkoni që të përfundoni me çdo kusht një punë që është shumë e rëndësishme për ju.

 

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të predispozuar për të ndërmjetësuar në marrëveshje (ndoshta edhe në mosmarrëveshje, për të shmangur sherret). Shumë interesante pritet fusha sentimentale.

 

Virgjëresha

Duhet të tregoheni shumë aktivë, ndonëse klima në mjedisin ku jetoni e punoni duket aq e qetë. Një zhgënjim në dashuri mund të bëjë që të ndërmerrni veprime të nxituara, kujdes.

 

Peshorja

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje, pas një periudhe të turbullt do të keni mbështetjen e shumë yjeve dhe në të gjitha fushat. E vetmja që mund të hedhë ndonjë “vickël” do të jetë Hëna.

 

Akrepi

Sot nuk do të mund të bëni atë që keni planifikuar ditë më parë, pasi janë të gjitha gjasat që angazhime të papritura t’ju detyrojnë të ndryshoni programin. Por do të mbeteni të kënaqur.

 

Shigjetari

Afërdita sot mund të sjellë energji të tilla që do t’ju ripërtërijnë pikërisht në një moment që dukeshit shumë të lodhur e stresuar. Është moment i mirë për të kërkuar më shumë nga dikush.

 

Bricjapi

Një punë e lënë përgjysmë, një takim i parealizuar, një premtim i pambajtur nga dikush apo diçka tjetër e këtij lloji mund të bëjnë që sot të jeni disi nervozë. Por nuk duhet të bini në pesimizëm.

 

Ujori

Jo të gjitha kontaktet apo takimet janë të mirëpritura nga ju dhe sot mund të ndodhë që të keni të bëni pikërisht me njerëz të padëshirueshëm. Në një rast të tillë duhet medoemos të mbani distancën.

 

Peshqit

Në përgjithësi kuadri yjor pritet të jetë pozitiv për ju, por kujdes, sepse një ngjarje nga e kaluara fare e afërt mund t’ju komprometojë ditën. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin tuaj.

anazapta February 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?