Horoskopi, 23 shtator 2021

anazapta

Dashi
Janë shumë planete që lëvizin me shpejtësi në shenjën tuaj, duke iu imponuar një ritëm shumë të lartë e kjo ka anën pozitive sepse bën të jeni gjithmonë një hap para të tjerëve.

Demi
Pas një periudhe jo të shkurtër me shumë peripeci dhe “kontraste”, orbita e ëmbël e Hënës duket se të veprojë si një balsam çudibërës sepse si me magji do t’ju çlirojë nga stres-i.

Binjakët
Me gjithë ndikimin negativ që ka Merkuri, i cili është edhe ylli i juaj, në përgjithësi shenja juaj do të dominohet nga ndikimi pozitiv e i fuqishëm i dyshes Marsit-Afërditë. Mirë shëndeti

Gaforrja
Një ditë plot kontraste dhe kontradikta, por ja ku duket në horizont planeti juaj, Urani, i cili me “peshën” e tij të rëndë do të ndikojë që të lëmohen të gjitha ashpërsitë që le Hëna.

Luani
Meqenëse Merkuri e ka braktisur shenjën tuaj për t’ia lënë vendin një Marsi më agresiv se kurrë, dita për ju sot do të jetë mjaft impenjative, por nga ana tjetër do të ketë shumë stres.

Virgjëresha
Sot ka shumë të ngjarë që të ndjeheni të lodhur, apatikë e pa u ngritur mirë nga krevati dhe kjo sepse Merkuri është vendosur në një kënd nga ku lëviz me shumë plogështi. Mirë dashuria.

Peshorja
Mosmarrëveshje të vogla por thuajse shumë të shpeshta me të tjerët (ndoshta edhe me njerëzit më të afërt) vijnë për shkak “përplasjes” në shenjë ndërmjet Saturnit dhe Jupiterit.

Akrepi
Është një periudhë disa ditore që përshkohet nga një vorbull plot ngjarje të ndryshme, të cilat, veç të tjerave kërkojnë në radhë të parë shumë energji dhe forcë. Por ama edhe maturi.

Shigjetari
Kontrasti në shenjë ndërmjet Marsit, Jupiterit dhe deri diku edhe Afërditës, do të jenë shumë të favorshme për ju, pasi do t’ju japin shumë gjallëri dhe shumë fantazi njëkohësisht. Kujdes shpenzimet.

Bricjapi
Merkuri sot është një aleat i vlefshëm për shumë nga ju, pasi do t’ju mbështesë pikërisht në sektorin ku aktualisht keni më shumë nevojë, siç është aspekti ekonomik. Interesant edhe erosi.

Ujori
Edhe për ju janë një mori planetesh që “qarkullojnë” pa asnjë lloj kontrasti ndërmjet tyre, që të mund të reflektohet edhe në jetën tuaj. E vetmja pengesë për punën tuaj, jeni ju vetë.

Peshqit
Efekti i Merkurit e pjesërisht edhe i Hënës, bëjnë që sot të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme në punë, ndërsa nga ana tjetër, të jeni edhe më të kthjellët në gjykimin e problemeve. Kujdes në raportet ndërpersonale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *