Horoskopi, 23 tetor 2013

anazapta

Dashi

Më në fund Afërdita e ka mbyllur ciklin negativ e rikthehet t’ju sjellë qetësinë shpirtërore dhe stimuj të rinj në planin sentimental. Ndërsa në planin ekonimik ka një rënie të lehtë.

 

Demi

Nuk ka ndryshime shumë të mëdha në shenjën tuaj gjatë ditës së sotme, ku në përgjithësi do të jeni të orientuar në planin profesional. Merkuri ndikon pozitivisht për gjendjen psikofizike.

 

Binjakët

Edhe pse qielli juaj  sot duket disi i errët, mjafton të keni në anën tuaj Merkurin “fluturues” që të mos e keni shumë problem për të kapërcyer pengesat që ju dalin. Mirë edhe erosi.

 

Gaforrja

Pas një periudhe të shkurtër peripecike për shumë prej jush duket se “era e yjeve” do të jetë sërish e mbarë dhe ju hap shumë perspektiva. Ambicia e madhe mund të bëjë të hidhni hapa të gabuara.

 

Luani

Një mori planetesh “praktike” në qiellin tuaj, do të bëjnë të mundur që edhe ju të bëni zgjedhjet më të thjeshta dhe më të frytshme. Nuk ju duket se e teproni me pedantizmin që tregoni ndonjëherë?

 

Virgjëresha

Duke pasur parasysh se shenja juaj është nën ndikimin e një Afërdite jo edhe aq harmonike me Marsin, edhe ju sot mund të jeni disi nervozë dhe mbi të gjitha jo shumë të shoqërueshëm.

 

Peshorja

Mërkuri dhe Marsi “trazojnë” ujërat, prandaj ashtu sikundër është i turbullt qielli juaj, ashtu edhe ju do të jeni të paqartë në ide, ndërsa do të jeni edhe në një dilemë mes dy alternativave.

 

Akrepi

Vazhdon monmenti juaj, pasi të gjithë yjet janë rreshtuar në krahun tuaj dhe kuptohet, kur nuk keni kundërshtarë nuk ka se kush t’ju pengojë më. Pak si e përgjumur… dashuria

 

Shigjetari

Për shkak të pozicionit të Hënës në një orbitë të papërshtatshme, sot humori juaj do të jetë i alternueshëm, ndërsa nuk dilni dot kollaj nga gjendja melankolike. Ku ju shtyn Urani. Mirë shëndet.

 

Bricjapi

Një mori problemesh “peshojnë mbi kokën tuaj”, por kjo nuk do të thotë se duhet të merreni me të gjitha, prandaj mundohuni të zgjidhni ato më emergjentet. Nuk do t’ju mungojë fantazia dhe krijueshëmëria.

 

Ujori

Mërkuri, Saturni dhe deri diku edhe Hëna, do të keni kohë për të parë me kujdes gjërat dhe për të marrë vendimet përkatëse pa u nxituar. Kënaqësitë në dashuri vijnë nga Afërdita.

 

Peshqit

Nuk do t’ju mungojnë aspak stimujt yjorë nga të gjitha anët, por një farë plogështie ju ka kapluar dhe e keni të vështirë të rifitoni ritmet e zakonshnme tuajat. Dikush ju vëzhgon në distancë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *