Dashi
Dashuria ju krijon disa probleme këtë periudhë, si pasojë e futjes së Venusit te Bricjapi. Mos ekzagjeroni me dyshimet tuaja sepse nuk do t’ju çojnë gjëkundi. Ruani qetësinë dhe harmoninë.
Demi
Prania e Hënës te Peshqit ju lejon të jetoni momente magjike dhe shumë romantike nën shoqërinë e partnerit tuaj. Kjo gjë do të reflektohet dhe në fytyrën tuaj dhe do t’ju bëjë të dukeni më bukur.
Binjakët
Tensioni po shtohet në mënyrë të rrezikshme brenda jush. Ndikimet e futjes së Hënës te Peshqit dhe gjithashtu futjen e Diellit dhe Mërkurit te shigjetari, ju bëjnë të shpërtheni në nervozizëm. Ruani vetëkontrollin.
Gaforrja
Momente të bukura dhe romantike janë të rezervuara për ju, falë prezencës së Hënës në shenjën mike te Peshqit. Lëreni veten t’ju marrë entuziazmi dhe ndiqni instinktet tuaja.
Luani
Të gjithë duken sikur shohin detajet tek ju. Ndiheni nën shënjestër, ndoshta nga ndikimi i Neptuni që ndodhet në shenjen e Ujorit. Për pasojë do të jeni pak të shpërqëndruar. Mirë dashuria.
Virgjëresha
Prania e Hënës te Peshqit do t’ju bëjë të jeni të tensionuar. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni sepse gjërat shkojnë relativisht mirë për ju. Duhet të pushoni pak dhe të jeni më të qetë.
Peshorja
Si pasojë e futjes së Afërditës dhe Plutonit te Akrepi, do të ndiheni si në kurth dhe nuk do të jeni në gjendje të shprehni aftësitë tuaja. Kjo nuk është një justifikim i mirë për të mos vazhduar së kultivuari talentet tuaja.
Akrepi
Keni një ndjeshmëri dhe forcë reaguese të rrallë. Nuk ka nevojë për shumë fjalë me ju, jeni të aftë t’i njhni njerëzit nga detajet që për ju bëjnë diferencën. Sot do ta keni kollaj të vendosni.
Shigjetari
Hëna tek Peshqit ju bën të jeni më të shpërqendruar dhe t’i bëni bisht përgjegjësive. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me paratë. Jeni në një periudhë ku duhet të minimalizoni shpenzimet tuaja.
Bricjapi
Nuk do shumë analiza për të kuptuar që keni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar. Pozicioni harmonik i Hënës tek Peshqit, ju bën që të kërkoni një raport të rendësishëm.
Ujori
Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në dashuri, falë pranisë së Uranit dhe Hënës në shenjën mike të Demit. Në vecanti mund t’ju vijë një valë pasionante në dashuri, e cila do t’ju lehtësojë shpirtërisht.
Peshqit
Është një ditë me fat kjo për ju, falë prezencës së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni një rritje të vetëvlerësimit dhe të sigurisë. Në aspektin e dashurisë do të jeni me shumë fat me zgjedhjen e duhur.
