Horoskopi, 24 nëntor 2012

anazapta

Dashi

Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë. Edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

 

Demi

Qielli i “papërshtatshëm”nuk ju favorizon sot, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur tani. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

 

Binjakët

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje shumë yje ju favorizojnë sot, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive në jetën tuaj kohët e fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

 

Gaforrja

Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Mërkuri “katalizatori” i  kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

 

Luani

Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por  Marsi “kokëfortë” vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Kujdes sepse Hëna ju stimulon egoizmin.

 

Virgjëresha

Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një Hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendime.

 

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit, megjithë telashetqë ju sjell, do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë, në vetvete është shumë domethënëse, pasi nën “hijen” e panetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Erosi mirë.

 

Shigjetari

Qielli juaj është i sunduar nga një numër planetësh “të mirë”, prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni të mbrojtur nga yje të mirë. E vetmja “njollë” mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë-herë melankolikë dhe nervozë.

 

Ujori

Edhe për ju “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoheni edhe për gjëra fare të vogla.

 

Peshqit

Ndjeheni të plogësht, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar?  Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që ju rri “çekiç” mbi kokë. Por është një periudhë mjaft e shkurtër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *