Horoskopi, 24 qershor 2013

anazapta

Dashi

Me pozicionine ri të Afërditës në shenjë duket se çështjet që kanë të bëjnë me fushën sentimentale do të marrin zhvillime të reja e mjaft pozitive. Është më mirë të dëgjoni se sa të flisni.

 

Demi

Në përgjithësi pritet një ditë e mirë, pasi më në fund Afërdita fillon ta dalëngadalë të lerë orbitën e saj të pafavorshme dhe ju do të ndjeheni akoma më të qetë, ndërsa Marsi vazhdon t’ju “gudulisë”.

 

Binjakët

Parashikohet një ditë disi e vështirë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi edhe situata yjore duket e trazuar nga fluksi i planeteve në të. Mundohuni të organizoheni më mirë për të shmangur konfuzionin.

 

Gaforrja

Edhe pse jeni nën ndikimin aspak pozitiv të Mërkurit ju sjell jo pak strese, vazhdoni të rezistoni dhe kjo do të bëjë që ta kaloni me sukses një moment të vështirë.

 

Luani

Dalëngadalë po afrohet në shenjën tuaj Jupiteri, i cili do të sjellë jo vetëm kthjelltësi mendore dhe qetësi shpirtërore, por do t’ju ripërtërijë forcat. Pak më shumë vëmendje për partnerin.

 

Virgjëresha

Luhatjet e Afërditës në shenjë nuk kanë qenë aspak pozitive për ju që i përkisni kësaj shenje, por për fatin tuaj të mirë është Mërkuri “stabilizatori” që rregullon tensionet”. Mirë erosi.

 

Peshorja

Një situatë pozitive yjore do të jetë mjaft stimuluese dhe e dobishme për ju që keni programuar shumë aktivitete për sot, ndërkohë që edhe në dashuri është Afërdita ajo që ju bën të suksesshëm.

 

Akrepi

Edhe pse Marsi tashmë duket “larg”, zjarri i tij vazhdon t’ju ndezë pasionet, kështu që parashikohet një ditë nën shenjën e erosit. Kujdes, mos shihni shumë nga forma por nga përmbajtja.

 

Shigjetari

Do të jeni sërish nën ndikimin e një Afërdite, e cila jo vetëm që stimulon ndjeshëm erosin tuaj paksa të fjetur kohët e fundit, por do t’ju vlejë edhe në sektorin ku punoni e në atë financiar.

 

Bricjapi

Do të vazhdojë përsëri një ditë mjaft e ngarkuar dhe me ritme në kufijtë e të papërballueshmes, shkaktuar nga frenezia e Mërkurit në shenjë. Eksperienca të reja e interesante ju presin.

 

Ujori

Vazhdon të kthjellohet qielli juaj dhe situata do të jetë akoma më e mirë, gjë që bën që edhe gjendja juaj shpirtërore të jetë më e mirë. Mundësi të mira fitimi, por edhe raste të mira në dashuri.

 

Peshqit

Kujdes, sepse jeni nën mbikqyrjen e dikujt që tregon interes të madh për ju, prandaj përpiquni të jeni sa më racionalë në mënyrë që mos e zhgënjeni. Hëna sot ju bën paksa nervozë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *