Horoskopi, 24 qershor 2017

anazapta

Dashi

Pritet një fundjavë e mirë, më gjithë pozicionin jo shumë të favorshëm të Mërkurit dhe kontrastin e Afërditës me Hënën, që mund të ndikojnë në raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në sajë të një Afërdite që është në një orbitë shumë favorizuese, pritet që fundjava të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Erosi në rritje.

 

Binjakët

Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje kaq të mirë, me siguri që do të kaloni një fundjavë të cilën do ta mbani mend për shumë kohë. Një  njohje e re në horizont.

 

Gaforrja

Marsi dhe sidomos Mërkuri, duket se do të japin stimujt që ju mungojnë për të ndërmarrë një iniciativë në fushën e aktivitetit. Pritet një fundjavë intensive edhe në planin sentimental.

 

Luani

Edhe pse yjet mund të mos jenë në një pozicion shumë të favorshëm për ju, do të dini vetë se si t’i ktheni në favorin tuaj ato që mund të përbëjnë handikap gjatë fundjavës. Paksa nervozë.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, me Mërkurin dhe Afërditën në një orbitë të favorshme, është mirë që të tregoheni më të gatshëm ndaj dikujt që ju bën një propozim. Fundjavë e mirë.

 

Peshorja

Janë yje shumë të favorshëm sot ato që sot do të keni mbi kokë, për rrjedhojë do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, përpiquni të evitoni debatet e kota që mund t’jua prishin fundjavën.

 

Akrepi

Pozicioni i Marsit në shenjë, sot mund të sjellë një “shkundje” për ju që keni rënë në një lloj plogështi duke iu rikthyer dinamizmin që ju karakterizon. Pritet një fundjavë mjaft intensive.

 

Shigjetari

Lëreni mënjanë kontradiktat e mëdha dhe ndonjë “përplasje” me dikë, e përfitoni nga një moment i mirë (me kaq yje që ju mbështesin) për të kaluar një fundjavë të mrekullueshme.

 

Bricjapi

Me Mërkurin, Afërditën dhe Uranin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, duket se do ta keni shumë më të lehtë të përmbyllni një punë e nga ana tjetër, fundjava do jetë shumë interesante.

 

Ujori

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor duket se është, me gjithë “tekat” e një Hëne “zevzeke”. Pritet një fundjavë e mirë, por në momente të caktuara bëheni paksa melankolikë.

 

Peshqit

Janë Mërkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin në të gjitha aspektet, duke “iu kundërvënë” me ndikimit negativ i dyshes Jupiter-Saturn. Mos e komplikoni fundjavën me aventura të kota.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *