Horoskopi, 24 shkurt 2013

anazapta

Dashi

Afërdita në shenjë është përsëri ylli që ju dhuron momente shumë të bukura që do të shpalosin suksesin tuaj në të gjitha ambientet. Ndërkohë, në dashuri do të pyesni veten nëse partneri ju dashuron me të vërtetë.

 

Demi
Silluni me qetësi dhe shmangni veprimet impulsive apo nën shtytjen e nervozizmit. Vetëkontrolli është një virtyt i mrekullueshëm, por ju nuk e keni. Ulini pak ritmet për t’u rigjeneruar fizikisht.

 

Binjakët

Do të jeni në formë të shkëlqyer, tërheqës, shumë pozitivë dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos për të rinjtë në kërkim të një sistemimi apo të atyre që duan një rekomandim për një pozicion më të mirë pune.

 

Gaforrja

Hëna qëndron në një pozicion të kundërt e që nuk ju favorizon. Kjo do të ndikojë shumë në humorin tuaj dhe ju nuk do të jeni të qëndrueshëm për shkak të të papriturave të ndryshme, mos harroni të ruani qetësinë.
Luani

Yjet parashikojnë një fundjavë të shkëlqyer: telefonata, ftesa, projekte etj. Do të keni një aktivitet profesional të shkëlqyer. Do keni mundësi shumë të mira, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga ajo e të ardhurave.

 

Virgjëresha

Do t’ju duhet pak intuitë, psikologji dhe diplomaci për të vëzhguar dhe reflektuar për një situatë mbi një çështje shumë të rëndësishme që ju përket juve dhe familjes tuaj. Përpara se të merrni vendimin mendohuni mirë.

 

Peshorja

Disa kontraste të planteteve do t’ua bëjnë ditën shumë kaotike, frenetike dhe nervoze. Në qoftë se është e mundur shmangini angazhimet dhe vendimet e rëndësishme dhe tregohuni të kujdesshëm. Ndërsa në çift mundohuni të jeni më tolerantë.

 

Akrepi

Dikush do t’ju tregojë që puna nuk është gjithçka në jetë dhe kjo është shumë e vërtetë. Keni kohë që puna ju streson dhe jua vështirëson jetën. Mundohuni të pushoni gjatë fundjavës, do të jetë më mirë për ju.

 

Shigjetari

Hëna e vendosur përballë jush do t’ju shoqërojë në këtë ditë të veçantë, ku gjithçka do të shkojë sipas dëshirave tuaja. Thjesht fati është nga ana juaj. Gjithashtu edhe për ata që janë ‘single’ kjo do të jetë një ditë me fat. Së shpejti njohje të reja.

 

Bricjapi

Nervozizmi dhe pakujdesia do t’ju bëjnë të humbisni kohë. Mos këmbëngulni se mund të keni të drejtë për gjëra mbi të cilat nuk keni njohuri të mjaftueshme sepse kjo do të tregojë të kundërtën dhe mund të pendoheni për atë që mund të keni bërë apo thënë.

 

Ujori

Fati ndihmon të guximshmit. Thoni hapur atë që mendoni mos kini frikë të ngrini zërin. Në mbrëmje do të kaloni orë të këndshme pranë njeriut tuaj të zemrës dhe në fund të ditës do të ndiheni shumë pozitivë.

 

Peshqit

Është momenti ku paratë po luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj dhe pamjaftueshmëria e tyre mund t’ju krijojë vështirësi në realizimin e disa planeve që keni ndërmarrë. Me partnerin më kujdes për çështjet pezull.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *