Horoskopi, 24 shtator 2013

anazapta

Dashi

Kuadri yjor sot flet shumë pozitivisht për ju, sidomos në aspektin ekonomik dhe në atë të punës në përgjithësi. Raportet me partnerin pritet të intensifikohen akoma më shumë më ditët e ardhshme.

 

Demi

Edhe pse Afërdita e ka zbehur disi ndikimin e saj pozitiv, do të vazhdoni të jeni të asistuar prej saj. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum, pasi mund të ketë momente të ndërlikuara gjatë ditës.

 

Binjakët

Mërkuri sot në një orbitë harmonike do të jetë ylli juaj i mirë për të gjitha aspektet në sektorin ku punoni. Gjithashtu, edhe raportet me partnerin janë në një moment vërtet të mrekullueshëm.

 

Gaforrja

Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve, periudha që po kaloni nuk duket edhe aq e mirë, por duhet të tregoni shumë kujdes, për të mos rënë në pozitat e viktimizimit. Priten ditë më të mira.

 

Luani

Me Diellin në shenjë, energjitë dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale duke sugjeruar ide dhe projekte të reja. Mirë dashuria.

 

Virgjëresha

Afërdita në një ditë vërtet të tensionuar do të luajë një rol të dorës së parë në përmirësimin e raporteve në planin sentimental. Sa për punën, duket se keni aq shumë sa nuk keni kohë për të tjera.

 

Peshorja

Pozicioni aktual i Mërkurit në shenjë duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Sektori ekonomik pritet të fuqizohet si rezultat i parave që do të hynë në arkën tuaj.

 

Akrepi

Në momente kur situata nuk është aspak e favorshme, kërkohet përqendrimi maksimal në punë dhe në fusha e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin e erosit

 

Shigjetari

Sot do të keni aq shumë punë sa që në momente të caktuara nuk do të dini nga t’ia filloni, prandaj bëni kujdes për të evituar konfuzionin. Disi konfuze situata edhe në planin sentimental.

 

Bricjapi

Mjafton Afërdita e mirë në shenjë për të bërë që të paktën në fushën sentimentale gjërat të shkojnë ashtu siç dëshironi. Një lajm i papritur që ju vjen mund të bëjë të ndryshoni programin.

 

Ujori

Në përgjithësi, shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën profesionale, çka do të thotë se për punë nuk keni pse të qaheni. Shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale.

 

Peshqit

Sot duhet të tregoheni të vëmendshëm, e ç’ka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidencialë me të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *