Dashi
Doni të hidhni një hap vendimtar, por nuk mundeni, ngaqë një zë i brendshëm ju shtyn të mos e bëni. Ndoshta, nganjëherë është më mirë të dëgjosh zërin e zemrës sesa atë të arsyes.
Demi
Pritet të jetë një fundjavë shumë intensive dhe ndoshta edhe lodhshme edhe në aspektin psikofizik, pasi do të keni kundërshtimin e Hënës që ju bëhet pengesë në probleme të ndryshme. Mirë shëndeti.
Binjakët
Përsëri të lindurit e kësaj shenje duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën udhëheqjen e yllit të tyre, Mërkurit, që edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.
Gaforrja
Sektori më i favorizuar për ju sot do të jetë ai i punës, ku edhe do të keni mbështetjen më të madhe të Mërkurit dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë nga stresi i akumuluar për një kohë të gjatë.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin pozitiv të Mërkurit, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit. Mirë edhe erosi.
Virgjeresha
Afërdita është tashmë “padrone absolute” në shenjën tuaj, që do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në çështjet e zemrës, madje, një njohje e re duket në horizont. Mirë edhe shëndeti.
Peshorja
Duke pasur parasysh orbitat e Marsit. Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat ju vijnë andej nga nuk jua merr mendja. Nga afër.
Akrepi
Një pjesë e parë e ditës disi e turbullt dhe “gri” do të kalojë shumë shpejt, për t’ia lënë vendin një pjese të dytë shumë më aktive e me variacione. Hëna ju bën të magjishëm në sytë e partnerit.
Shigjetari.
Nuk mjafton të keni ide dhe të jeni shumë aktivë, nëse nuk do të dini t’i koordinoni cilësitë tuaja në këtë aspek me zgjedhjet që bëni dhe njerëzit që ju duhen. Interesant erosi.
Bricjapi
Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë ndryshime në aspektin profesional. Megjithatë, situata pritet të ndryshojë me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë.
Ujori
Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë “plot” me yje të mirë. Zhvillime të reja në sektorin ku punoni, por edhe njohje të reja ju presin.
Peshqit
Marsi i “vrullshëm” në shenjë si gjithmonë do të “shkundë” shumë nga ju dhe kini kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju ndihmon në çështjet e zemrës.