Dashi
Gjatë pjesës së parë të ditës do të keni në krahun tuaj Hënën e cila gjatë pasdites do të kalojë në shenjën e Demit. Aftësia për zgjidhjen e problemeve do të jetë prezente dhe do t’ju bëjë që e gjithë dita të jete e mbushur me aktivitet.
Demi
Hyrja e Hënës në shenjë do t’ju gjallëroje shpirtin,mundohuni të mbani kontaktet me persona të cilët keni kohë që nuk i keni parë , dhe që kanë qenë të rëndësishëm për ju. Njerëzit ndryshojnë
Binjakët
Si Saturni edhe Urani janë në krahun tuaj dhe do ndikojnë të zgjidhni problemet tuaja përsa i përket aspektit profesional. Kështu që mos kini frikë: pozicioni aktual i juaji është i qëndrueshëm.
Gaforrja
Dëshira për të ndarë emocionet me miqtë tuaj, sot mund të realizohet. Hëna tek Dashi dhe Afërdita te bricjapi do ta bëjnë të komplikuar komunikimin duke ju bërë të humbni qetësinë që ju karakterizon
Luani
Keni aftësi shumë të mira komunikuese ,dhe gjithmonë në raste festash apo evenimentesh të ndryshme jeni të mirëpritur. Sot Mërkuri në shigjetar do t’ju mundësojë të shprehni kreativitetin tuaj më së miri.
Virgjëresha
Do të ndiheni më të qetë gjatë pasdites kur Hëna dhe Jupiteri do t’i bashkohen shenjës mike të Demit. Mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa të reja ,dhe do të rezultoni të suksesshëm.
Peshorja
Sot mund të jeni të prirur për aventura si pasojë e rritjes së ndikimit në shenjë të Uranit dhe Plutonit. Risku qëndron në faktin se mund të harroni prioritetet tuaja më të rëndësishme, Mirë dashuria.
Akrepi
Pothuaj gjatë gjithë ditës do të shfaqni shenja nervozizmi si pasojë e Hënës negative në shenjën e Demit. Kjo do t’ju bëjë të humbni qetësinë dhe të debatoni me miqtë tuaj. Mundohuni të jeni të qetë.
Shigjetari
Keni në anën tuaj Diellin dhe Saturnin, pra jeni të favorizuar përsa i përket aspektit komunikues, si në planin miqësor ashtu dhe atë profesional. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe prezenca ndihet kudo.
Bricjapi
Fati është me ju sot e falë pranisë se Jupiterit dhe Hënës ne shenjën mike të Demit. Surpriza dhe takime të këndshme janë të rezervuara për ju. Personat single do të kenë njohje mjaft interesante.
Ujori
Njohje e pse jo edhe dashuri të reja për ju. Nëse keni mbyllur një histori kohët e fundit, një tjetër ju pret shumë shpejt. Ka disa raste ku nuk duhet shumë kohë për të njohur një person .
Peshqit
Afërdita në shenjë e pjesërisht edhe dhe Jupiteri ju ndihmojnë që të keni sukses në aspektin profesional. Do të jetë një ditë me shumë aktivitet dhe kreativitet çka mund t’ju bëjë të keni përfitime materiale por edhe morale .
