Horoskopi, 25 mars 2013

anazapta

Dashi

Mbështjeta që keni nga shumë yje sot duhet të jetë një stimul i mirë për të gjithë që i përkisni kësaj shenje, ndonëse jo gjithçka duhet ta prisni nga qielli. Jeni shumë skeptikë ndaj partnerit tuaj!

 

Demi

Edhe pse mund të jeni në momentin më të përshtatshëm për të vazhduar në një drejtim të caktuar në punë, sot yjet, më konkretisht Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër. Në atë të dashurisë.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë pozitive që po kaloni në aspektin e punës, e cila duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe mbështetja e yjeve, sidomos e Mërkurit do të jetë e tillë.

 

Gaforrja

Duhet të bëni shumë kujdes në raportet ndërpersonale, pasi keni prirjen për t’u kapur me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Ndoshta dikujt pa deshje i keni shkelur në kallo.

 

Luani

Do të jeni të mbështetur nga Marsi, Mërkuri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për nisma në të gjitha fushat e jetës. Mund të jeni pikërisht ju ai ku kërkon të mbështet një epror.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht kontrastet e planetëve në shenjën tuaj që  bëjnë të jeni edhe ju kontradiktorë me të tjerët, dhe në raste të caktuara edhe me veten. Duhet të bëni më shumë për raportet me partnerin.

 

Peshorja

Një situatë yjore e ekulibruar, ku një mori planetesh në shenjën tuaj ju favorizojnë, duke kundërshtuar kësisoj edhe ndikimin negativ të Saturnit. A nuk keni përshtypjen se jeta juaj sentimentale është e vakët?

 

Akrepi

Duket se sot mund të kurorëzohen përpjekjet tuaja për të arritur atë që dëshironi. Përse kërkoni të bëni gjithçka vetë kur keni të tjerë rreth vetes që mund të japin kontributin e tyre?

 

Shigjetari

Urani sot është planeti juaj, i cili do të “kontribuojë” jo pak që ta keni më të lehtë për të arritur synimet tuaja. Por kujdes, sepse keni prirje t’i lini gjërat përngjysmë e kjo ju dëmton së tepërmi.

 

Bricjapi

Përvishni mëngët e futjuni punës, sepse është Mërkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë në këtë drejtim. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.

 

Ujori

Në planin sentimental duket se do të jeni shumë të favorizuar në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju paraqiten. Kujdes, ekonomia në rënie.

 

Peshqit

Përgatituni për një ditë relativisht të vështirë, sepse sot jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por  janë edhe ata që ju rrethojnë sot nuk i keni për asgjë, në mos për t’ju prishur punë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *