Dashi
Ka shumë të ngjarë që sot të jeni disi të plogët dhe pa shumë dëshirë për të punuar. Ndoshta është “faji” i Marsit, të cilin do ta keni “mbi kokë”. Jeni të fjetur edhe në planin sentimental.
Demi
Nuk ju mungojnë as idetë e as fantazia, prandaj nuk keni pse të dëgjoni gjithmonë sugjerimit e të tjerëve e as t’i nënshtroheni diktatit të tyre. Jo gjithmonë i duruari mund të jetë i fituar.
Binjakët
Pritet një ditë e dominuar nga Afërdita shumë pozotive, çka do të sjellë momente të veçanta në planin sentimental. Megjithatë, edhe në aspektin e punës situata paraqitet e favorshme.
Gaforrja
Marsi dhe Urani në “përplasjen” ndërmjet tyre janë në një farë mënyre “shkaktarët” e një paqëndrueshmërie te shumë të lindur të kësaj shenje. Një takim i rëndësishëm nuk duhet shtyrë për më vonë.
Luani
Një iniciativë e ndërmarrë prej disa kohësh nuk duhet lënë përgjysmë edhe pse rezultatet e para mund të mos jenë ato që priteshin. Parsashikohet një moment interesant në planin sentimental.
Virgjëresha
Momenti disi i vështirë që po kaloni është vetëm kalimtar, prandaj, nuk ka pse të bini në pesimizëm e të mendoni se mes jush dhe partentit gjithçka ka marrë fund. Mirë sektori i parave.
Peshorja
Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkundi. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim, do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.
Akrepi
Hëna stimulon te ju anët më pozitive, por edhe atë anë të karakterit që ju bën të kërkoni të dilni mbi të tjerët. Përpiquni t’i vini sadopak fre agresivitetit tuaj, i cili sa vjen e bëhet më i dukshëm.
Shigjetari
Në përgjithësi dita për ju sot pritet një ditë e mirë, por megjithatë ju këshillohet të bëni shumë kujdes, pasi naiviteti ju bën që të bini viktima të intrigave dhe intrigantëve. Mirë erosi.
Bricjapi
Keni zgjedhur një alencë vërtet të mirë, gjë që do t’ju sjellë avantazhe si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ana afektive. Mundohuni të mos merreni njëherësh me shumë gjëra.
Ujori
Me një Hënë kaq pozitive në shenjë fati do të jetë nga ana juaj. Mund t’ju bëhen shumë oferta, prandaj mundohuni të tregoheni sa më selektivë, për të evituar të papritura aspak të këndshme.
Peshqit
Jeni disi të turbulluar shpirtërisht (faji i Hënës, ndoshta), prandaj mos bini pre e pasioneve të momentit, sepse kështu mund të humbisni gjëra shumë më të rëndësishme.