Dashi
Në përgjithësi shenja juaj është e dominuar nga yje pozitive dhe, pavarësisht nga luhatjet e vogla, dita e sotme pritet të jetë nga më të mirat. Edhe erosi juaj është në nivele të larta falë Afërditës.
Demi
Do të vazhdoni të jeni edhe sot edhe gjatë gjithë javës ndoshta në egidën e dyshes Mars-Afërditë, çka do të thotë se do të jeni të vrullshëm e të pandalshëm në aktivitetin tuaj e të zjarrtë në dashuri.
Merkuri
Mërkuri duket se i ka forcuar pozitat në shenjën tuaj e kjo është gjëja më pozitive për ju që merreni me krijimtari dhe me biznes. Mbrëmje e ngjeshur por mjaft interesante dhe pozitive.
Gaforrja
Edhe pse ndoshta nuk është një momenti shumë pozitiv (kuadri yjor duket shumë paqartë) në përgjithësi dita pritet të jetë e mirë. Plane të reja pune, por edhe dashuri të reja në horizont.
Luani
Qielli juaj me praninë e shumë yjeve të mirë “flet”qartë për një ditë dhe sidomos një mbrëmje për t’u pasur zili nga të gjithë. Duhet të jeni më të disponueshëm ndaj kërkesave të partnerit.
Virgjëresha
Duket se për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje dita e sotme do të jetë disi e trazuar, pasi i tillë është edhe “qielli” mbi kokë. Megjithatë, do të dini t’ia dilni mbanë në situata të tilla.
Peshorja
Duket se pozicionet e planetëve janë shumë pozitive për ju, prandaj edhe kjo ditë pritet të jetë shumë interesante. Një propozimi i ri dhe i papritur duket se ju zë në befasi, prandaj mos u nxitoni.
Akrepi
Një shqetësim që ju ka munduar e turbulluar jo pak mendjen prej disa kohësh tani duket se ka kaluar plotësisht, prandaj është mirë që të mendoni vetëm për të kaluar një fundviti të këndshëm.
Shigjetari
Marsi vazhdon të sjellë si gjithmonë stimuj të rinj, por sot duhet të tregoni kujdes sepse vrulli që ju imponon mund të bëjë të hidhni hapa të nxituara. Mbrëmja e sotme pritet të jetë mjaft interesante.
Bricjapi
Edhe pse mund të jeni disi të pezmatuar nga një ngjarje e pakëndshme, kjo nuk do të mundë të komprometojë këto ditë festash. Përpiquni të qëndroni sa më gjatë në shoqërinë e të tjerëve.
Ujori
Tranziti i yjeve të mirë në shenjë, si Saturni, Afërdita e deri diku edhe Mërkuri, do të bëjë që fundviti të jetë mjaft pozitiv si në drejtim të punës ashtu edhe në planin afektiv. Mirë edhe shëndeti.
Peshqit
Të operosh shpejt nuk do të thotë aspak të nxitosh, prandaj kini kujdes se nga nxitimi rrezikoni të ktheheni edhe një herë në pikën e nisjes. Mbrëmja e mirë, por me shpenzimet e teproni.
