Dashi
Parashikohet një fundjavë pozitive, por me ritme të tilla që do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që fusha sentimentale të ndryshojë totalisht.
Demi
Do të keni shumë ide për të parashtruar, por edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni të tjerëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara.
Binjakët
Sot Hëna në “opozitë” do t’ju bëjë nervozë e për pasojë të bëni gabime në vlerësimin e gjërave. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.
Gaforrja
Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar nga një rast i mirë që do t’ju paraqitet. Jeni disi nënvleftësues ndaj partnerit.
Luani
Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni energjikë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re në horizont.
Virgjëresha
Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do t’ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Nëse tregoheni tolerantë do të keni shanse të mira.
Peshorja
Edhe pse sot Mërkuri e Marsi mund të hedhin “vickla”, në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj.
Akrepi
Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Sa të ftohtë ndaj partnerit!
Shigjetari
Me Mërkurin në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e re mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.
Bricjapi
Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak strese, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.
Ujori
Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë të orientuara nga raportet ndërpersonale, pasi është një kuadër yjor, me Afërditën që favorizon së tepërmi këtë aspekt.
Peshqit
Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë në fushën sentimentale. Megjithatë duhet të tregoni kujdes ndaj atyre që ju hiqen si miq.