Horoskopi, 26 janar 2016

anazapta

Dashi

Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e, sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku.

 

Demi

Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Shkëndija të një dashurie të re?

 

Binjakët

Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Merkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.

 

Gaforrja

 

Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë si Afërdita e, deri diku edhe hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara. Elokuenca juaj është arma për të fituar një zemër të re.

 

Luani

Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

 

Virgjëresha

Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës së disa fakteve. Zënka të vogla dashurie.

 

Peshorja

Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të konstituojë për ju një eliksir që do t’ju bëjë të harroni çdo kundërshtim.

 

Akrepi

Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilohen totalisht ndryshe nga ato prezente. Hidhërimet e vogla të këtyre kohëve të fundit do të zëvendësohen nga sodisfaksione të merituara.

 

Shigjetari

Me largimin e Marsit nga shenja juaj duket se do të pushojnë tensionet e do të jeni më të lehtësuar psikologjiksht. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë pasur probleme dashurie apo shëndeti.

 

Bricjapi

Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

 

Ujori

Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

 

Peshqit

Puna është në qendër të vëmendjes nga Merkuri. Prespektivat dhe impenjimet në ditët që do të vijnë mund të mos jenë më si tani të favorshme. Një vizitë shëndetësore ju këshillohet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *