Dashi
Kush ka kohë të tepërt të mos presë shumë, sidomos kur yjet ju favorizojnë kaq shumë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën mike të Shigjetarit , do tju bëjë që me ndihmën e tyre të përfundoni punët tuaja ,si dhe të arrini rezultatet që dëshironi.
Demi
Me praninë e hënës dhe jupiterit në shenjën tuaj,të rejat që do tju shfaqen ditën e sotme do të jenë mjaft premtuese. Objektivi juaj kryesor në këto moment duhet të jetë gjetja e momentit të duhur për të realizuar synimet tuaja . Mos u tundoni.
Binjakët
Prania e Diellit dhe Mërkurit në Shigjetar do tju bëjë disi dembelë. Ju mungojnë stimujt e madje as nuk përpiqeni që ti gjeni. Ajo që keni nevojë në këto momente ështe relaksi.
Gaforrja
Prania e hënës tek Dashi do tju sjellë mjaft surpriza të këndshme. Në aspektin profesional do tju bëhen propozime mjaft interesante. Më në fund do t’ju evidentohen e vlerësohen aftësitë tuaja të cilat për një farë kohe kishin mbetur në hije.
Luani
Prania e hënës në shenjën e Demit, do tju bëjë të jeni shumë të papërqëndruar e deri diku nervozë. Me gjithë impenjimin tuaj historia juaj është drejt fundit, e sa më shpejt ta pranoni aq më mirë do të jetë. Por ndoshta është më mirë t’i merrni gjërat me filozofi.
Virgjeresha
Prania e Hënës dhe Jupiterit në shenjën mike të Demit do tju bëjë që të merrni shumë dashuri nga njerëzit më të dashur dhe që ju duan të mirën. Disa raporte, megjithëse janë ftohur pak si pasojë e largësisë, sërish do të njohin zhvillime të tjera pozitive.
Peshorja
Askush sot nuk mund t’ju vërë shpatullat pas muri. Megjithëse keni bërë gabime, kjo nuk do të thotë që nuk do të ndryshoni. Tregojuni njerëzve vendosmërinë tuaj për të arritur aty ku doni. Kjo dhe falë pranisë së Mërkurit në Shigjetar.
Akrepi
Ka ardhur koha për të marrë një vendim final. Mjaft më me pasigurinë që po ju mbyt. Prania e Hënës tek Demi do t’ju bëjë nervozë dhe do ta keni të veshtirë të kthjelloni idetë tuaja.
Shigjetari
Marsi në shenjën e Virgjëreshës do tju bëjë të mos ndiheni të qetë. Do të ndiheni sikur dikush po ju qëndron mbi kokë dhe është gati për tju kundërvënë. Ruani gjakftohtësinë asgjë nuk ka për të ndodhur.
Bricjapi
Suksesi në karrierë nuk do t’ju mungojë. Prania e Marsit te Virgjëresha dhe Jupiterit te Demi do tju ndihmojë për këtë. Oferta për punë nuk do tju mungojë kështu që mos nguroni të pranoni atë që ju duket më e përshtatshmja.
Ujori
Duhet të keni durim në punë, sepse dikush po mundohet tju ngatërrojë. Prania e Hënës tek Demi do tju bëjë të jeni shumë nervoz dhe te humbni kontrollin. Bëni çmos që kjo gjë mos të ndodhë sepse pasojat mund të jenë të mëdha.
Peshqit
Me Marsin në disfavorin tuaj do ju duket sikur partneri nuk ndjen më për ju dhe dyshoni shumë në çdo veprim që ai bën. Në fakt bëni mirë se mbase do të zbuloni diçka që mund t’ju zhgënjejë shumë. Duhet të jeni të aftë të përballoni këto situata të vështira.
