Prania e Hënës do t’ju sjellë mjaft surpriza, parashikimi i yjeve për sot

anazapta

Dashi
Kush ka kohë të tepërt të mos presë shumë, sidomos kur yjet ju favorizojnë kaq shumë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën mike të Shigjetarit, do tju bëjnë që me ndihmën e tyre të arrini rezultatet që dëshironi.

Demi
Me praninë e Hënës dhe Jupiterit në shenjën tuaj, të rejat që do tju shfaqen ditën e sotme do të jenë mjaft premtuese. Objektivi juaj kryesor duhet të jetë gjetja e momentit të duhur për të realizuar synimet tuaja.

Binjakët
Prania e Diellit dhe Mërkurit në Shigjetar do tju bëjë disi dembelë. Ju mungojnë stimujt e madje as nuk përpiqeni që ti gjeni. Ajo që keni nevojë në këto momente ështe relaksi.

Gaforrja
Prania e Hënës tek Dashi do tju sjellë mjaft surpriza të këndshme. Në aspektin profesional do tju bëhen propozime mjaft interesante. Më në fund duket se do t’ju evidentohen e vlerësohen aftësitë tuaja.

Luani
Prania e Hënës do t’ju bëjë të jeni shumë të papërqëndruar dhe deri diku nervozë. Me gjithë impenjimin tuaj historia është drejt fundit, e sa më shpejt ta pranoni aq më mirë do të jetë. Mirë shëndeti.

Virgjeresha
Prania e Hënës te Demi do tju bëjë që të merrni shumë dashuri nga njerëzit më të dashur dhe që ju duan të mirën. Disa raporte, megjithëse janë ftohur pak si pasojë e largësisë, sërish do të njohin zhvillime pozitive.

Peshorja
Askush sot nuk mund të përballet me ju sot. Megjithse keni bërë gabime, kjo nuk do të thotë që nuk do të ndryshoni. Tregouni njerëzve vendosmërinë tuaj për të arritur aty ku doni.

Akrepi
Ka ardhur koha për të marrë një vendim final. Mjaft më me pasigurinë që po ju mbyt. Prania e Hënës tek Demi do t’ju bëjë nervozë dhe do ta keni të veshtirë të kthjelloni idetë tuaja.

Shigjetari
Marsi në shenjën e Virgjëreshës do t’ju bëjë të mos ndiheni të qetë. Do të ndiheni sikur dikush po ju qëndron mbi kokë dhe është gati për tju kundërvënë. Ruani gjakftohtësinë asgjë nuk ka për të ndodhur.

Bricjapi
Suksesi në karrierë nuk do t’ju mungojë. Prania e Marsit te Virgjëresha do t’ju ndihmojë për këtë. Oferta për punë nuk do t’ju mungojë kështu që mos ngurroni të pranoni atë që ju duket më e përshtatshmja.

Ujori
Duhet të keni durim në punë, sepse dikush po mundohet tju ngatërrojë. Prania e Hënës do bëjë të jeni shumë nervoz dhe të humbni kontrollin. Kujdesuni që kjo gjë mos të ndodhë sepse pasojat mund të jenë të mëdha.

Peshqit
Me Marsin kundër do ju duket sikur partneri nuk ndjen më për ju dhe dyshoni shumë në çdo veprim që bën. Në fakt bëni mirë se mbase do të zbuloni diçka që mund t’ju zhgënjejë shumë. Duhet të mësoheni me situata të vështira.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *