Dashi
Janë disa yjet tuaja të mira për këtë periudhë kohe, të cilët do t’ju favorizojnë në mënyrë të veçantë gjatë ditë së sotme, duke bërë që ta keni më të lehtë në shumë aspekte. Intersant dhe pozitiv erosi.
Demi
Suksesi mund t’ju duket i paarritshëm por janë pikërisht miqtë tuaj më të mirë ata që jo vetëm do t’i keni pranë, por do të kontribuojnë ndjeshëm në arritjen e tij. Kujdes me dietën.
Gaforrja
Është pikërisht Saturni, planeti më pozitiv i shenjës tuaj e që do t’ju mbështesë. Duhet të keni parasysh që pas një propozimi që ju bëhet, fshihen interea të caktuara, prandaj tregohuni të matur.
Binjakët
Shumë lidhje apo raporte ndërpersonale mund të ndjejnë “konsumin” e kohës, prandaj bëni mirë t’i ripërtërini, ndoshta duke i parë nga një këndvështrim tjetër. Ditë interesante për një udhëtim të shurtër.
Luani
Një periudhë përgjithësisht e mirë dhe me shumë gjëra të reja, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo sentimentale. Më së fundi edhe ju do të ndjeni nevojën e një njeriu që t’ju mbrojë.
Virgjëresha
Afërdita në shenjë dhe Marsi e nxisin shumë fillimin e projekteve të reja dhe nismave që do t’ju sjellin më vonë edhe kënaqësitë e munguara prej kohësh në këtë drejtim. Mirë dashuria.
Peshorja
Është koha të reflektoni e të bëni një bilanc të gjendjes suaj ekonomike për të parë se si mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive duket se do të ketë një shtysë të re me hyrjen e Afërditës.
Akrepi
Këmbëngulja dhe mënyra energjike me të cilën operoni, kanë bërë që të tërhiqni vëmendjen e kolegëve tuaj. Do të keni një shans më shumë nëse do të dini t’i orientoni drejt energjitë.
Shigjetari
Ndoshta ndjeheni disi të lodhur (efekti i Saturnit), por kjo mund të jetë një gjendje krejt e përkohshme. Ndoshta së shpejti mund të njiheni me njeriun e duhur e kjo do t’ju rigjallërojë.
Bricjapi
Sot dita do të jetë intensive me angazhime të cilat kërkojnë kujdesin maksimal nga ju. Është mirë që të silleni në mënyrë sa më diplomatike për të arritur atë që doni pa lënë mbresa të këqija.
Ujori
Momenti më i mirë për ju, me surpriza të këndshme që mund t’ju vijnë pikërisht në momentin e duhur në fushën e aktivitetit ekonomik. Pozita juaj është gjithnjë drejt ngjitjes më të lartë profesionale.
Peshqit
Pas ditëve me angazhime maksimale, është normale të ndiheni të lodhur dhe akoma më normale të ndjeni nevojën për të pushuar. Duhet të jeni paksa më të duruar dhe me ata që nuk ju kuptojnë menjëherë.