Dashi
Pesha e Marsit, për të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë aspak e lehtë për “t’u duruar”, por tashmë ajo është zbehur dhe ju ndjeheni të lehtësuar. Hëna ju mbështet në punët e zemrës.
Demi
Nëse do të vazhdoni të qëndroni përsëri pasivë e të prisni t’ju vijnë gjërat nga qielli, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj. E komplikuar dashuria.
Binjakët
Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Mërkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favor. Mund t’ju vijë një kerkesë që do t’ju turbullojë pak. Mos u nxitoni.
Gaforrja
Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dyja aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, mos premtoni të pamundurën.
Luani
Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël në përditshmërinë tuaj, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.
Virgjëresha
Më në fund, pas një periudhe jo shumë pozitive, po fillojnë të duken shenjat e para të optimizmit. Vazhdoni të jeni të tillë, pasi gjërat po kthjellohen edhe në raportet e vështira me partnerin.
Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me ikjen e Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale, gjë që do të thotë se do të merrni më shumë frymë.
Akrepi
Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj ju bën më dimamikë, por nga ana tjetër ju sfilit me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale. Mirë shëndeti.
Shigjetari
Nga suksesi në sukses, nga arritja në arritje dhe kështu, thuajse pa e vënë re, fitohen pozita të tilla në shoqëri që ju bëjnë njerëz me peshë. Megjithatë kujdes, mos i harroni miqtë.
Bricjapi
Me hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik. Erosi pozitiv.
Ujori
Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni pak xhelozë? Natyrisht, është Afërdita që jua stimulon këtë ndjenjë.
Peshqit
Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që të paktën të guxoni më shumë, ndryshe, duhet t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja. Kujdes raportet me partnerin.
