Dashi
I pa ndryshuar ndikimi pozitivi Afërditës në shenjë dhe pas një periudhe mjaft intensive në punë është momenti më i favorshëm për t’u marrë me sektorin e zemrës. Fundjava interesante.
Demi
Përsëri do të jetë aktive dyshja Afërditë- Merkur prandaj mund të thuhet se periudha pozitive do të vazhdojë edhe gjatë kësaj fundjave, që pritet të jetë shumë interesante edhe në planin sentimental.
Binjakët
Edhe për ju Ylli i dashurisë, Afërdita do të jetë “egida” në të cilën jo vetëm do të ndjeheni të mbrojtur, por edhe shumë joshës ndaj partnerit. Fundjavë nën shenjën e dashurisë.
Gaforrja
Pas një periudhe ku telashet e peripecitë nuk kanë munguar, duket se hyrja e Merkurit në shenjë do të kthjellojë qiellin dhe shpirtin tuaj. Për këtë arsye pritet një fundjavë shumë e qetë.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të kenë mbështetjen e Afërditës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale të acaruara prej ditësh mund të bëjnë të rindizet një sherr e të prishet edhe fundjava.
Virgjëresha
Një kuadër yjor pozitiv, (duke pasur parasysh faktin se do të jeni nën ndikimin e shumë yjeve të mirë) është një lloj garancie për të kaluar një fundjavë të shkëlqyer bashkë me partnerin.
Peshorja
Ndonëse kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv, do të vazhdoni, të paktën edhe gjatë ditën së sotme të jeni të angazhuar në një punë, të cilët duhet ta përfundoni pa tjetër.
Akrepi
Edhe pse në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje gëzojnë mbështetjen e shumë yjeve, për një pjesë të mirë të tyre, fundjava mund të jetë stresuese. Mos refuzoni një ndihmë që ju vjen nga dikush.
Shigjetari
Edhe pse impenjimet e shumta të ditëve të fundit ju kanë stresuar, afrimi i fundjavës duket se ju ripërtërin forcat e ju bën më aktivë. Ndoshta dilema juaj quhet pavendosmëri.
Bricjapi
Marsi dhe Merkuri në shenjë sot janë “katalizatorë” të vërtetë për shumë të lindur të kësaj shenje, prandaj me ndonjë përjashtim të vogël, fundjava pritet të jetë shumë aktive e interesante.
Ujori
Jeni të tunduar nga një ofertë, ose propozim, që ju është bërë për të kaluar një fundjavë së bashku, pasi duket se ju ka gjetur të papërgatitur. Mundohuni të mos ua prishni planet të tjerëve.
Peshqit
Duke pasur yje të tillë në shenjë si Afërditën dhe Merkuri do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Një fundjavë e qetë do të thotë të jesh pak më tolerant.
