Horoskopi, 26 shtator 2013

anazapta

Dashi

Do të vazhdojë një mbështetje thuajse gjatë gjithë ditës nga ana e yjeve të mirë, gjë që do t’ju japë mundësinë për të arritur objektiva shumë të rëndësishme. Më të hapur ndaj partnerit.

 

Demi

Edhe pse jeni të favorizuarit e yjeve, Marsi është sërish në një orbitë negative dhe mund t’ju punojë ndonjë ”rreng”. Afërdita sërish në orbitë shumë favorizuese për sektorin e zemrës.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e koklavitur kjo në të cilën ndodheni tani dhe kërkohet që të jeni shumë të vëmendshëm në hapat që do të hidhni apo vendimet që do të merrni. Intensiv aktiviteti.

Gaforrja

Edhe sot mund të jeni ”të preferuarit e shumë yjeve, prandaj pritet të një ditë mjaft interesante në aspektin profesional. Hëna favorizon kontaktet në fushën sentimentale, por ju bën nostalgjikë.

Luani

Mund të jeni ju “viktimat”e një Marsi shumë ”agresiv” në shenjë, i cili “do t’ju “fusë shkopinj nën rrota” në të gjitha tentativat tuaja për të përfunduar një marrëveshje.  Humori është me hope.

 

 

Virgjëresha

Sot do të jetë sërish Saturni ai që do të ekuilibrojë një situatë yjore shumë të pastabilizuar, për shkak të kontrastit të dyshes, Uran-Pluton. Raportet ndërpersonale lenë për të dëshiruar.

 

Peshorja

Janë një mori planetesh në shenjën tuaj që ju mbështesin, por mjafton që Saturni të jetë i paqëndrueshëm në shenjë për t’ju ngatërruar edhe juve. Nuk është momenti për t’u grindur tani me partnerin.

Arepi

Tashmë Jupiteri pozitiv është plotësisht në shenjën tuaj dhe janë të gjitha gjasat që të qëndrojë gjatë, prandaj do të keni një mbështetje të sigurt për pozitat tuaja në shoqëri. Mirë edhe dashuria.

 

Shigjetari

Edhe një herë ju këshillohet që gjërat personale nuk duhet t’i zvarritni por t’iu jepni zgjdhje sa më parë, për të mos komplikuar të ardhmen. Nuk është çudi të keni një njohje të re dhe interesante.

 

Bricjapi

Janë Merkuri dhe Afërdita ata që e gjallërojnë shumë jetën tuaj, por nga ana tjetër mund të stimulojnë xhelozitë, që mund të bëhen shkak edhe për sherre. Hëna ju bën më optimistë.

 

Ujori

Në aspektin sentimental do të jetë një ditë e mrekullueshme, pasi Afërdita është në një orbitë që favorizon së tepërmi kontaktet dhe pasionet. Mund të keni ndonjë problem të vogël shëndeti.

 

Peshqit

Duhet të këmbëngulni më shumë nëse dëshironi të shihni të realizuar një projekt tuajin, ndryshe, do të jeni të shtrëngur të hiqni dorë përfundimisht. Pak më të matur me partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *