Horoskopi, 27 korrik 2013

anazapta

Dashi

Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

 

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të kenë një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

 

Binjakët

Merkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët.  Sigurisht që Marsi ju përtërin energjitë, por sjell edhe pasion.

 

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka një klimë të përgjitshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Edhe pse nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

 

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vinë në rritje. Merkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

 

Alrepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirsi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.

 

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’jua imponojnë të ndryshoni herë pas here objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

 

Bricjapi

Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën angazhimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i leni gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore. Momente magjike në dashuri.

 

Ujori

Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

 

Peshqit

Një kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë planetëve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimsitë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *