Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 27 nëntor 2012
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 27 nëntor 2012
Horoskopi

Horoskopi, 27 nëntor 2012

anazapta
Published November 27, 2012
Share
SHARE

Dashi

Nuk do të jetë dhe aq e lehtë të merreni njëkohësisht me problemet tuaja private dhe me impenjimet profesionale, për shkak të gjendjes konfuze në të cilën do të ndodheni sot.

 

Demi

Sot do të jeni në një ditë vërtet të mirë dhe Jupiteri mëse pozitiv në shenjën tuaj ushqen fantazinë e intuitën  tuaj në nivele të shkëlqyera, duke ju lejuar kështu impenjime të reja në punë.

 

Binjakët

Mërkuri do të mbikqyrë shenjën tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe, e cila mund të jetë plot kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa hezitimin më të vogël e kjo nuk vlen vetëm për punën.

 

Gaforrja

Mund të merrni shumë propozime që  mund t’ju vijnë nga të gjitha anët, por nuk duhet të nxitoheni. Marsi dhe Mërkuri e largojnë disi perspektivën e realizimit dhe konkretizimit të tyre.

 

Luani

Raportet me të tjerët kërkojnë të tregoheni shumë të matur dhe të operoni me shumë takt në takime të ndryshme. Krahas kësaj, duhet të mos lini pas dore edhe aspektin ekonomik të jetës së përditshme.

 

Virgjëresha

Dashuria dhe pasioni do të jenë edhe ”katalizatorët” e jetës suaj gjatë kësaj periudhe plot stres e impenjime. Saturni ju ndihmon të kapërceni me lehtësi pengesat në aspektin profesional.

 

Peshorja

Situata, falë yjeve do të bëhet më e favorshme në aspektin sentimental, duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por, duhet të keni pak kujdes në anën profesionale që është zbehur disi për shkak të një qetësie relative.

 

Akrepi

Dita e sotme ka shumë të ngjarë të jetë vërtet e shkëlqyer në shumë drejtime dhe do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore. Megjithatë, se rrudhni pak dorën në shpenzime nuk bëni keq.

 

Shigjetari

Sot duhet të bëni kujdes, pasi nuk është aspak momenti i duhur për të bërë zgjedhje, sepse një mendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë dhe një hap i pavlerësuar mirë mund t’ju çojë vetëm mbrapa.

 

Bricjapi

Metodat e përdorura deri tani kanë funksionuar dhe janë të vlefshme edhe në situatat delikate në jetën  e çiftit. Mundohuni të tregoheni më tolerantë me partnerin pa iu imponuar në dëshira.

 

Ujori

Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni. Energjia në dashuri ju vjen nga një Hënë shumë aktive.

 

Peshqit

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, duket se është Hëna ylli mbështetës në shumë aspekte. Ju duhet më shumë maturi në gjykimet dhe mendimet që duhet të jepni për një projekt të rëndësishëm.

anazapta November 27, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?