Horoskopi, 27 nëntor 2019

anazapta

Dashi

Sot ndoshta do t’ju duhet të tregoheni më me këmbë në tokë, të hiqni dorë nga pretendimet për gjëra të mëdha. Jo gjithmonë ambiciet mund të çojnë në arritjen e objektivave.

 

Demi

Duket një ditë jo shumë pozitive në drejtim të aktivitetit tuaj profesional, prandaj ka të ngjarë që sot të mos ju shkojnë punët ashtu si do të dëshironit. Sidoqoftë Afërdita stimulon erosin.

 

Binjakët

Në përgjithësi qielli kuadri yjor i juaji është pozitiv, pavarësisht se mund të ketë ndonjë moment “jo” gjatë ditës së sotme. Hëna tejet pozitive favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Sot duhet të jeni shumë syçelët, pasi janë të shumtë ata që përpiqen t’jua hedhin në të gjitha aspektet. Janë një mori yjesh që ju mbështesin, por kryesisht Merkuri dhe Afërdita janë aleatët tuaj.

 

Luani

Parashikohet një ditë vërtet e larmishme, me shumë intensitet, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët dhe pritet të keni shumë kontaktesh e takime për motive pune. Nuk përjashtohet një udhëtim.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të baraspeshojnë ndikimin negativ të Saturnit e Uranit dhe. Kujdes nga mania që keni për të dramatizuar gjërat e për të bërë gjithmonë viktimën.

 

Peshorja

Me Afërditën që ju mbështet e ju nxit që të tregoheni gjithmonë aktivë do ta keni shumë më të lehtë për t’u përballuar në një ballafaqim në planin sentimental. Mirë sektori i punës.

 

Akrepi

Është më mirë që të qëndroni në pozita pritjeje se sa të hidhni një hap të nxituar, i cila ka shumë të ngjarë që më pas të rezultojë shumë i gabuar. Hëna sjell stimuj të rinj në dashuri.

 

Shigjetari

Sa vështirë sot të vendosni raporte të drejta ndërmjet aktivitetit të përditshëm, pra punës, dhe sektorit të ndjenjave, dashurisë. Një iniciativë e re mund të sjellë ndryshime thelbësore.

 

Bricjapi

Pozitiviteti i shumë yjeve do jetë egida juaj gjatë gjithë ditës së sotme dhe në një farë mënyre kjo ju bën të jeni më të privilegjuarit e zodiakut. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

 

Ujori

Kuadri yjor edhe për sot parashikon një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

 

Peshqit

Nuk i teprohet aspak po të thuhet se sot do të keni shumë mundësi, shumë shanse për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, ngaqë tregoheni shumë konfuzë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *