Horoskopi, 27 prill 2013

anazapta

Dashi

Duket se sot të lindurit e kësaj shenje do të kenë mbështetjen e yjeve, por ama duhet që të kenë më shumë besim në vetvete dhe në mundësitë e tyre për të ecur më shumë përpara.

 

Demi

Jupiteri është në një orbitë vërtet të shkëlqyer për ju, por kontrasti që i bën Marsi mund të sjellë të papritura në momente të caktuara. Sidoqoftë, shenja dominohet nga aspekti pozitiv.

 

Gaforrja

Megjithëse ndiheni bosh kohët e fundit, do të jetë  Afërdita, ajo që do të mbushë plotësisht jetën tuaj sentimentale. Përpiquni të evitoni përplasjet me eprorët tuaj.

 

Luani

Kuadër i qetë pasi edhe yjet kanë një tranzit të qetë në orbitë, por do të vazhdojë t’ju munguojë qetësia shpirtërore. Këtë e bëjnë akoma më të dukshme ndoshta problemet tuaja financiare.

 

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, optimizmi juaj bën që t’i kaloni situatat pa ndonjë pasojë. Ndihma, mos u çuditni aspak, mund t’ju vijë pikërisht andej nga lindin problemet.

 

Peshorja

Pritet një ditë e mirë për financat tuaj, për shkak të stimujve që vijnë në këtë drejtim nga Mërkuri pozitiv në shenjë. Saturni bën që sot të jeni me humor të alternuar, por edhe disi melankolikë.

 

Akrepi

Duket se janë shumë planete që qëndrojnë pas krahëve duke ju mbështetur në shumë aspekte të jetës. Megjithatë, nëse nuk mbani nën kontroll shpenzimet do të keni probleme.

 

Shigjetari

Qielli juaj sot mund të duket fillimisht i turbullt, pasi është i ngarkuar me shumë planete, por kjo nuk do të thotë se dita e sotme për ju do të ketë vetëm ngjyrën gri të mërzisë.

 

Bricjapi

Për shkak të një Marsi që nuk është hiç “dashamirës”, situata yjore duket paksa e pafavorshme për ju, por nga ana tjetër, Mërkuri mund t’ju sjellë energjitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë.

 

Ujori

Dueti Uran -Afërditë në shenjën tuaj, sot do të jetë mbështetja kryesore për ju, prandaj parashikohet një ditë mjaft pozitive, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë afektiv. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Pas largimit të Marsit nga orbita negative, gjendja juaj shpirtërore do të vijë duke u përmirësuar, pas një periudhe aspak të mirë të ditëve të kaluara. Afërdita po ndikon pozitivisht në raportet ndërpersonale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *