Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 28 janar 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 28 janar 2013
Horoskopi

Horoskopi, 28 janar 2013

anazapta
Published January 28, 2013
Share
SHARE

Dashi

Duket se Mërkuri në shenjë është në një pozicion shumë dominues në shenjë, prandaj dita e sotme pritet të jetë intensive, por edhe pozitive në planin profesional për ju. Hëna stimulon ndjenjat.

 

Demi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje sot pritet një ditë e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që mbështesin aktivitetin e tyre. Marsi ‘i turbullt” do të bëjë që shpesh të jeni në dilemë për një zgjedhje.

 

Binjakët

Marsi aktiv, por edhe Mërkuri që është ylli juaj, bëjnë që sot të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me të. Hëna dhe Afërdita në kontrast sjellin tensione.

 

Gaforrja

Megjithëse pozicioni i Marsit në shejën tuaj nuk është edhe aq dominues, ndikimi i tij do të jetë i tillë që në shumë gjëra do të jeni ju dominuesit e situatës. Mjaft intensive raportet me partnerin.

 

Luani

Edhe pse ndiheni të stresuar e deri diku edhe të lodhur, nuk do të keni aspak kohë të pushoni, pasi ju presin punë të tjera nga të cilat prisni shumë. Marsi dhe Afërdita sjellin pak pështjellim.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot janë pikërisht në një pozicion shumë të përshtatshëm për ju, prandaj nuk keni pse të prisni, por veproni. Pak problematike raportet ndërpersonale.

 

Peshorja

Kalimi i Mërkurit në një orbitë, edhe pse të favorshme për ju, duket se do t’ju zërë disi në befasi dhe mund të bëjë që të ndryshoni planet tuaja për ditën e sotme. Raporte të ngrira me dikë?

 

Akrepi

Është një moment pozitiv për ju tani që në shenjën tuaj dominon Mërkuri, prandaj duhet të përfitoni sa më shumë nga prania e tij. Pasioni dhe dashuria janë nën guidën e Afërditës.

 

Shigjetari

“Përplasja” e Afërditës dhe Marsit në shenjë do të ndërlikojë disi edhe raportet truaja me të tjerët, por asnjë shqetësim, sepse për ju nuk do të ketë asnjë përplasje. Ndonjë problem me shëndetin është kalimtar.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot është Mërkuri ylli dominues në shenjë, i cili do të ketë edhe Marsin aleat, prandaj edhe ritmet tuaja sot do të jenë shumë më të larta. Një lajm mund t’jua ndryshojë humorin.

 

Ujori

Duhet të keni kujdes sepse pritet të jetë një ditë disi e koklavitur, pasi dyshja Mars-Uran ka një ndikim negativ në planin profesional. Megjithatë me Hënën në shenjë mund të rifitoni një dashuri.

 

Peshqit

Kuadri yjor sot për ju duket se është shumë i favorshëm, me treshen Mërkur-Afërditë dhe Saturn në një harmoni thuajse perfekte. Mundohuni të mos hyni në diskutime që s’ju interesojnë.

anazapta January 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?