Dashi
Janë shumë planetë që lëvizin me shpejtësi në shenjën tuaj, duke ju imponuar një ritëm tepër të lartë, deri diku të papërballueshëm, e që në një farë mënyrë do të kushtëzojnë sot ditën. Interesant erosi.
Demi
Pas një periudhe mjaft intensive, keni vërtet nevojë për një moment relaksi. Prandaj është imperative të organizohen në mënyrë që mbrëmja të jetë e qetë. Harroni përkohësisht problemet financiare.
Binjakët
Me gjithë “shkelmat” që hedh si zakonisht Marsi tekanjoz, në përgjithësi shenja juaj do të dominohet nga një mori planetësh që do të ekuilibrojnë situatën, duke bërë që dita jetë e kryesisht e mirë.
Gaforrja
Në një ditë si kjo me shumë kontraste dhe kontradikta, mund të përballohet më së miri me ndihmën e aleatit tuaj, Uranit, i cili me “peshën” e tij të rëndë do të zbusë ndjeshëm mosmarrëveshjet.
Luani
Meqenëse Afërdita tashmë e ka lënë shenjën tuaj për t’ia lënë vendin një Marsi më agresiv se kurrë, dita për ju pritet të jetë mjaft e ngarkuar dhe nga ana tjetër shumë e trazuar në planin sentimental.
Virgjëresha
Sot ka shumë të ngjarë që të ndjeheni të lodhur, e të dërrmuar që në orët e para të mëngjesit, prandaj do ta keni të vështirë të ingranoheni për të filluar ditën. Por do të jetë shumë e lehtë të fitoni një zemër.
Peshorja
Mosmarrëveshje të vogla, përplasje, kontraste, mëri, zënka, këto janë elementët që mund të ofrojë kjo ditë, që në një farë mënyre mund të “komprometojë” fundjavën tuaj. Erosi jo në nivelin e duhur.
Akrepi
Është një periudhë disa ditore në të cilën keni pasur vetëm probleme, por që duket se tashmë është fundin e saj. Marsi e Jupiteri ju sjellin energji, por problemi juaj sot mund të jenë raportet me partnerin.
Shigjetari
Kontrastet në shenjë ndërmjet Marsit, Jupiterit dhe kalimi i Afërditës, do të jenë shumë të favorshme për ju, pasi do t’ju japin shtysën e nevojshme që ju duhet për të ecur përpara. Më shumë mendim për partnerin.
Bricjapi
Mërkuri në shenjë sot është një aleat i pazëvendësueshëm për ju, pasi do t’ju mbështesë pikërisht në sektorin ku zakonisht keni pasur probleme, siç është ekonomia. Por shumë interesant pritet të jetë edhe erosi.
Ujori
Edhe për ju janë një sërë planetësh që “qarkullojnë” pa asnjë lloj kontrasti ndërmjet tyre, që të mund të reflektohet edhe në jetën tuaj. E vetmja pengesë për punën tuaj sot mund të jeni vetë ju me kokëfortësinë tuaj.
Peshqit
Efekti i Mërkurit e pjesërisht edhe i Hënës në shenjë, bëjnë që sot të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme në punë, ndërsa nga ana tjetër, të jeni edhe më të kthjellët mendim dhe më pasionalë në dashuri.