Dashi
Sot ndoshta do t’ju duhet të tregoheni më me këmbë në tokë, të hiqni dorë nga pretendimet për gjëra të mëdha. Jo gjithmonë ambicjet mund të çojnë në arritjen e objektivave.
Demi
Duket një ditë jo shumë pozitive në drejtim të aktivitetit tuaj profesional, prandaj ka të ngjarë që sot të mos ju shkojnë punët ashtu si do të dëshironit. Sidoqoftë Afërdita stimulon erosin.
Binjakët
Në përgjithësi qielli kuadri yjor i juaji është pozitiv, pavarësisht se mund të ketë ndonjë moment “jo” gjatë ditës së sotme. Hëna tejet pozitive favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.
Gaforrja
Sot duhet të jeni shumë syçelët, pasi janë të shumtë ata që përpiqen t’jua hedhin në të gjitha aspektet. Janë një mori yjesh që ju mbështesin, por kryesisht Mërkuri dhe Afërdita janë aleatët tuaj.
Luani
Parashikohet një ditë vërtet e larmishme, me shumë intensitet, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët dhe pritet të keni shumë kontakte e takime për motive pune. Nuk përjashtohet një udhëtim.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të barazpeshojnë ndikmin negativ të Saturnit e Uranit dhe kujdes nga mania që keni për të dramatizuar gjërat e për të bërë gjithmonë viktimën.
Peshorja
Me Afërditën që ju mbështet e ju nxit që të tregoheni gjithmonë aktivë do ta keni shumë më të lehtë për t’u përballuar në një ballafaqim në planin sentimental. Mirë sektori i punës.
Akrepi
Eshtë më mirë që të qëndroni në pozita pritjeje se sa të hidhni një hap të nxituar, i cili ka shumë të ngjarë që më pas të rezultojë shumë i gabuar. Hëna sjell stimuj të rinj në dashuri.
Shigjetari
Sa vështirë sot të vendosni raporte të drejta ndërmjet aktivitetit të përditshëm, pra punës, dhe sektorit të ndjenjave, dashurisë. Një iniciativë e re mund të sjellë ndryshime thelbësore.
Bricjapi
Pozitiviteti i shumëyjeve do tju ndjeki gjatë gjithë ditës së sotme dhe në një farë mënyre kjo ju bën të jeni më të privilegjuarit e zodiakut. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.
Ujori
Kuadri yjor edhe për sot parashikon një ditë pëtgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga jëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.
Peshqit
Nuki teprohet aspak po të thuhet se sot do të keni shumë mjundësi, shumë shanse për të arritur rezuktate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, ngaqë tregoheni shumë konfuzë.
